Skip to content
13 July, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

Njihuni me fshatin në Elbasan ku djemtë vdesin beqarë, s’kanë para “për të blerë” nuse

ShkodraWeb 25 February, 2018
elbasan

Është një fshat i largët në Elbasan. Duket sikur ka humbur në kohë dhe hapësirë. Ora e këtij komuniteti të vogël ka mbetur në kohën e ish-kooperativave bujqësore. Kanë ikur te gjithë. Nja 15 shtëpi të rrënuara kanë mbetur mbi kodër.

Rrethuar me ullinj e drurë frutorë gjithfarë, banorët i luten Zotit për shi, ndërsa djemtë i luten Zotit për nuse! Të paktën, vegjetojnë aty me prindërit e tyre, nja 20 çuna. Kanë harruar të flasin për punët në bujqësi. Secili në mëngjes pyet shokun “Ke ndonjë haber për nuse”?! Përgjigja vjen mohuese. Vetëm duke tundur kokën. Kërkojnë nëpër rrjete sociale. Por të gjithë mbeten të mashtruar. Rëndom tregojnë ndonjë foto në celular për “nusen” virtuale.

Fshati është i Elbasanit, kufi me Tiranën. Nga aty, duket paq Tirana natën. Ndërsa Elbasani nuk duket pas maleve, që rrethojnë Bodinin. Jo pak djem kanë hyrë kollovarë në Baldushk të Tiranës. Ky fshat i begatë për nuse, është më afër tyre. Por dhe aty s’ka vend më për kollovarë. Ndërsa Elbasani nuk para pranon dhëndurë të tillë. Kësisoj, kanë mbetur çipllak. Vetëm ëndërrojnë. Prindërit po ua hanë shpirtin. Kërkojnë nuse në shtëpi. Të gjorët kërkojnë nuse në internet. Asnjë vajzë nuk pranon të martohet aty, sipas Lajm Shqip. Jo se janë djem të këqij. Janë të pashëm dhe të gjatë.

Fshati s’ka ujë. Herë-herë nuk ka drita. Fshati nuk ka rrugë. Për këto arsye dhe të tjera, vajzat nuk janë aq “budallaçka” të veshin vello në Bodin. Po u ikën mosha djemve. Disa, afër të dyzetave. Jo pak prej tyre, me trasta në kurriz, rrugëve të Greqisë. Nuk fitojnë aq para sa për të “blerë” një nuse. S’u ka mbetur gjë tjetër. Veçse të plaken beqarë…Fshatin e tyre e ka harruar koha…/JOQ/

Post navigation

Previous: Policia Rrugore “bën kërdinë”, mbi 1400 gjoba në 48 orët e fundit
Next: Një javë më parë i’u shua familja në aksident, e mbijetuara e vetme Evisa Preka mëson të vertetën tragjike

TË FUNDIT

full hd.04_50_31_12.Still069

VIDEO – Bashkia Malësi e Madhe vlerësohet “Thesar Natyror Poetik i Botës për vitin 2026” nga UTD…

ShkodraWeb 22 June, 2026
fakulteti juridik sekretarja deklarate

DEKLARATA – Konflikti mes sekretares së tij dhe një studenteje, reagon Fakulteti i Drejtësisë i UNISHK

ShkodraWeb 10 June, 2026
moti sot

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e hënë, 8 qershor 2026…

ShkodraWeb 8 June, 2026

TË FUNDIT

  • DOKUMENTI – PD kallëzon në SPAK Ramën dhe Gonxhen për financimin 4.2 milion euro të eventit të Kanye West 13 July, 2026
  • Gjykata e Shkodrës merr vendimin, Shtjefen Ziçi do të qendrojë në arrest me burg pa afat… 13 July, 2026
  • STATISTIKAT – Nga vitet 2000, Shqipëria ka humbur gati çerekun e popullsisë së saj… 13 July, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e hënë, 13 korrik 2026… 13 July, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e hënë, 13 korrik 2026… 13 July, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e hënë, 13 korrik 2026… 13 July, 2026
  • NGA DITMIR BUSHATI – Shqipëria ka nevojë edhe për protesta edhe për koncerte… 12 July, 2026
  • NGA ALBAN GJ. THIKA – Marjana Koçeku, mblidh 10 mijë firma që rikonfirmojnë besimin ndaj teje si deputete e pavarur 12 July, 2026
  • VIDEO – Aleksandër Koçeku dyshohet se ra në pritë, 25 gëzhoja nga e njëjta armë në vendngjarje… 12 July, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e diel, 12 korrik 2026… 12 July, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e diel, 12 korrik 2026… 12 July, 2026
  • U gjet i vrarë në automjetin e tij në rrugën Prekal- Kir, ishte nën hetim për vrasjen e Pavlin Prekës… 11 July, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

padia pd west 2026

DOKUMENTI – PD kallëzon në SPAK Ramën dhe Gonxhen për financimin 4.2 milion euro të eventit të Kanye West

ShkodraWeb 13 July, 2026
shtjefen zici gjykata shkoder 2026

Gjykata e Shkodrës merr vendimin, Shtjefen Ziçi do të qendrojë në arrest me burg pa afat…

ShkodraWeb 13 July, 2026
emigracioni shifra 2026

STATISTIKAT – Nga vitet 2000, Shqipëria ka humbur gati çerekun e popullsisë së saj…

ShkodraWeb 13 July, 2026
shtypi ditor

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e hënë, 13 korrik 2026…

ShkodraWeb 13 July, 2026
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.