
Në rrjet prej shumë kohësh po qarkullon lajmi për ardhjen e një celulari inteligjent ndryshe nga ata që ekzistojnë deri tani. Prodhues do të jetë kompania “Tesla” e njeriut më të pasur në botë, Elon Musk. Po çfarë mund ta bëjë kaq të veçantë këtë celular që pritet të dalë zyrtarisht në treg në fund të vitit 2024?
Celulari që do të emërtohet si modeli Pi, në përkujtim të simbolit të famshëm grek që përdoret gjërërisht në matematikë, nuk do të ketë nevojë të karikojë baterinë përmes një karikuesi të zakonshëm si deri më tani sepse përdor energjinë diellore. Atij i nevojitet vetëm një burim drite për tu karikuar automatikisht (nuk ka nevojë të ekspozohet në rrezet e diellit).
Ky celular nuk ka nevojë për kapacitet interneti nga kompani të ndryshme apo rrjete wirelless. Pi lidhet drejtpërdrejt me Starlink të Elon Musk, i cili ka një rrjet mbulimi global.
Ka një lidhje Tokë- Hënë- Mars, si asnjë lloj tjetër celulari që ekziston deri më tani.
Merita e ideimit të këtij celulari është e Dr. Nicholas Kokkalis, zotërues i patentës Pi dhe një nga CEO- t e një kompanie në pronësi të një prej njerëzve më të pasur në botë. /ShkodraWeb/