ShkodraWeb Media

E Vërteta të bën të lirë!

Një vit aktivitete për 550 vjetorin e shuarjes por as edhe një të vetëm në përvjetorin e lindjes së Kastriotit…

Zëvendëskryetari i LSI-së, Luan Rama shkruan se shteti sot la në harresë ditën e lindjes së heroit tonë kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu. Ai shprehet se askush ndër autoritetet shtetërore, as qeveria e Edi Ramës, as Presidenti i Republikës, por as akademikë e profesorë, as historianë apo institucione që mbajnë emrin e tij, nuk dënjuan ta përmendin e të thotë një fjalë të vetme! Më poshtë, reagimi i Luan Ramës në rrjetet sociale.

Loading...

Reagimi

Çfarë shteti – asnjë veprimtari, asnjë fjalë në datën e lindjes së Heroit Kombëtar, Skënderbeut!

Viti i Skënderbeut, siç u shpall prej qeverisë shqiptare viti 2018 në përkujtim të 550 vjetorit të vdekjes së Heroit Kombëtar të shqiptarëve, ngjan shumë i largët jo në kuptimin kohor, po prej harresës dhe hipokrizisë shtetërore, prej fallsitetit e fasadës butaforike.

Sepse, nderimi e respekti, mirënjohja e dedikimi shtetëror e i çdo shqiptari ndaj Heroit Kombëtar të shqiptarëve nuk mund të jetë vetëm jubilar dhe as sipas qasjeve individuale apo shijeve sezonale të qeverisë.

Aq më tepër, që më parë se të ketë një datë të vdekjes, Skënderbeu ka një datë të lindjes, që me sa duket mungon në kalendarët e autoriteteve shtetërore në Shqipëri!

Nderimi e respekti për Heroin tonë Kombëtar, për Gjergj Kastriotin, për Skënderbeun shqiptar, duhet të jetë i përhershëm dhe i përjetshëm!

Mirëpo, për fat të keq e për turpin e autoriteteve shtetërore shqiptare, nuk ka ndodhur e nuk po ndodh kështu!

Sepse sot në datën e lindjes së Gjergj Kastriotit, i cili ka lindur më 6 maj 1405, askush ndër autoritetet shtetërore, as qeveria e Edi Ramës, as Presidenti i Republikës, por as akademikë e profesorë, as historianë apo institucione që mbajnë emrin e tij, nuk dënjuan ta përmendin e të thotë një fjalë të vetme!

Mbase ata e harruan! Ose ndoshta më e saktë është të them që nuk e dinë se sot Skënderbeu ka datëlindjen!

Turp është pak!

Çfarë shteti – asnjë veprimtari, asnjë fjalë në datën e lindjes së Heroit Kombëtar të shqiptarëve!

Loading...
Copyright ShkodraWeb Media © 2019 All rights reserved. | Politika e Privatësisë nga ShkodraWeb Media.