
Një tjetër rast është vërtetuar me grip shpendësh në Shkodër. Analizat janë dërguar në Tiranë dhe pas ardhjes së përgjigjeve u vërtetua se ngordhja e tyre erdhi si shkak i gripit të shpendëve.
Edhe kjo fermë ndodhet në Suka- Dajç dhe po mbahen protokollet e nevojshme.
Kanë ngordhur 60 pula, dhe shërbimi veteriner ka bërë groposjen dhe dezinfektimin e zonës. Në harkun kohor të 1 jave ky është rasti i dytë i konfirmuar me grip shpendësh në Shkodër.
Një ditë më parë u publikua rasti i parë po në të njejtën zonë ku 70 pula ngordhën si shkak i gripit të shpendëve, ndërsa tashmë në një tjetër fermë oborri kanë ngordhur 60 pula.
Për bashkëpunime, publikime reklamash, njoftimesh në ShkodraWeb, mund të shkruani në SMS, Whatsapp, Viber +355 67 300 20 70 ose mail: info@shkodraweb.com në çdo kohë!