Nesër zhvillohet java e fundit e kampionatit shqiptar. Teuta kryesuese pret Apoloninë në “Niko Dovana” (17:00). Fitorja është detyrim, teksa tifozët durrsakë po presin fitimin e titullit, që mungon prej vitit 1994. Trajneri i Teutës, Edi Martini foli rreth finales së fundit në prononcimin për mediat, duke prekur edhe tema të tjera.
NDESHJA – “Normale është ndeshja e fundit e kampionatit dhe ky sezon ka treguar që çdo ekip e ka provuar në disa momente vendin e parë për dy javë më pas një tjetër, jemi të mobilizuar në maksimum që nga kjo ndeshje të shpallemi kampionë”.
SYTË NGA VLLAZNIA? – “Unë mendoj që ne të bëjmë lojën tonë dhe të fitojmë ndeshjen. Normale që një sy dhe një vesh duhet të jetë në Shkodër, megjithëse unë mendoj që në këtë moment na ka ardhur fati në dorë në ndeshje të fundit, djemtë e dinë sa e rëndësishme është, ekipi është i mobilizuar në maksimum dhe shpresojmë të bëjmë më të mirën”.
BRDARIC – “Po është e vërtetë, ne kemi ndenjur dhe kemi pirë kafe së bashku, por këto janë biseda trajnerësh ku njëri kërkon të dekurajojë tjetrin, është një lojë shahu. Unë e kam thënë më bindje duke qenë se janë dy ekipe; Laçi dhe Apolonia, Laçi ka bërë një kampionat mjaft të mirë, ndërsa Apolonia ka treguar që me djem të rinj ka bërë një kampionët të mirë dhe lojë të mirë nga ana individuale e lojtarëve. The se do ta kemi më të lehtë, por fusha do ta tregojë”.
APOLONIA – “Është një ndeshje që ne duhet ta përgatisim për të gjitha skenarët, edhe për luajtjen e nervave, shpejtësinë e lojës dhe për arritjen tek goli. Është një ndeshje që në letër duket e lehtë, por ne duhet ti bëjmë hyzmetin dhe ta trajtomë si një ndeshje sikur po luajmë ndaj një ekipi që është për kampion, kështu që këtu neglizhenca nuk ekziston”.
KOKËDHIMA – Është normale pasi deri me tani, Apolonia i ka bërë të gjitha ndeshjet fair, nuk i ka hapur rrugë askujt, madje i ka marrë pikë dhe ekipeve pretendente kështu që s’kam asnjë koment”. Në vend të Aleksit? Kemi disa alternativa por Karabeci dhe Avdyli, do jenë në balotazh për një fanellë titulluari”.