Vllaznia duket se po mendon që tani për merkaton e janarit. Një shkodran që jeton së bashku me familjen e tij në Itali, madje i lindur në vendin fqinj, Stivi Demja, do të afrohet për provë te skuadra shkodrane.
Mësohet se është aktivizuar që në moshë të vogël me ekipin e Santarcangelo. Demja luan si sulmues dhe ka një shtatlartësi të admirueshme.
Ai ka lindur më 16 korrik 2000. Lojtari i ri pritet që t’i bashkohet ekipit që këto ditë. Kjo, për vetë faktin se tekniku Hasan Lika dhe stafi teknik të kenë më shumë kohë për ta parë lojtarin më nga afër.
Ka qenë vetë dëshira e futbollistit që testin e tij të parë ta kryejë pikërisht pranë ekipit të qytetit nga e ka prejardhjen. Te skuadra ku është aktivizuar Demja ka spikatur për lojën dhe golat e shënuar./panorama-sport/