VIDEO+FOTO – “Një shtetas shtiu në ajër dhe u largua”, Policia e Shkodrës jep versionin zyrtar për ngjarjen në Parrucë

Të shtëna me ar.m.ë zjarri raportohet të kenë ndodhur në Shkodër, duke ngjallur panik në qytetin më të madh verior. Ngjarja ka ndodhur ne lagjen “Parruce” të qytetit. Dyshimet e para jane per nje shkembim zjarri mes dy automjetesh, por policia nuk ka dale ende me informacion lidhur me kete ngjarje.


Deri tani nuk flitet për të pl.a.gosur nga këto të shtëna por deri tani nuk ka informacion zyrtar për ngjarjen. Policia ka mberritur ne vendngjarje dhe ka nisur hetimet. Kamerat e sigurise pritet te ndihmojne ne zbardhjen e ngjarjes. Po ashtu mësohet se Policia ka identifikuar autorët dhe po punon për kapjen e tyre.

Shkoder/ Informacion Paraprak

Më datë 12.02.2020, rreth orës 14:00, në vendin e quajtur Parruce, në rrethana ende të paqarta, dyshohet se një shtetas ka që.ll.uar në ajër me ar.m.ë zjarri dhe është larguar me automjet . Nga verifikimet e bëra nga policia nuk ka persona të dëmtuar.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje së bashku me grupin hetimor dhe vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit.