Një shqiptar në krye të gjigandit VoA, Presidenti Trump i beson Elez Biberajt postin e lartë…

Dr. Elez Biberaj emërohet në krye të Zërit të Amerikës, si Drejtor i Përgjithëshëm. Në njoftimin e emërimeve, Shefi Ekzekutiv i emëruar nga Presidenti Trump dhe i sapo miratuar nga Senati i SHBA-ave, i Agjensisë Amerikane për Median Globale (USAGM), Z. Pack, u shpreh se, “Përvoja e këtyre burrave dhe grave të talentuar, njohuria e tyre e veprimtarisë dhe misionit të tyre ndaj këtyre enteve si dhe angazhimi i tyre ndaj standardeve të gazetarisë, do na e bëjë të mundur hapjen e një kapitull të ri në agjencinë tonë.

Dr. Biberaj, Z. Shapiro, Z, Ponnudurai dhe Zonjat Sullivan dhe Sindelar do të luajnë role kritike në postet e tyre duke bërë të mundur që entet tona të shënojnë një performancë më të lartë, me qëllim që tu shërbejmë më mirë audiencave tona. I falënderoj nga zemra për gatishmërinë e tyre për të ndihmuar në këtë ndërmarrje tonën dhe jam shumë i kënaqur të punojë hap për hap me ta dhe me të gjithë ju”, thuhet në njoftimin që Z. Michael Pack i drejtoi stafit të Zërit të Amerikës dhe enteve të tjera të transmetimeve civile ndërkombëtare të Shteteve të Bashkuara.


Biberaj ka qenë drejtor i Zërit të Amerikës për Euroazinë që nga viti 2006, duke e bërë atë përgjegjës për programimin e Zërit të Amerikës për audiencat në Rusi, Ukrainë, Armeni, Gjeorgji dhe Ballkan. Ai gjithashtu ka shërbyer si shef i shërbimit në gjuhën shqipe të Zërit të Amerikës.

Ai mban titullin e doktoraturës në shkencat politike nga Universiteti Columbia dhe është autor i katër librave, duke përfshirë “Shqipëria në Tranzicion: Rruga e vështirë drejt demokracisë”.

Emërimi vjen në një kohë të kritikave të shtuara të publikut mbi pavarësinë editoriale të Zërit të Amerikës. Paraardhësi i Biberaj në Zëri i Amerikës, Amanda Bennett dhe zëvendësja e saj, Sandy Sugawara, dhanë dorëheqjen ditë më parë pas emërimit të administratorit të ri të kësaj medieje të madhe.

 ABCOM ║ VODAFONE