Një shkodrane është stomatologia, apo siç njihet me gjuhën e përditshme- dentistja, më e mirë e Shqipërisë. Ajo është Ardita Spahija, e cila e ka marrë certifikatën përkatëse në një ceremoni të zhvilluar në Shkodër.
Kanë marrë pjesë në këtë përzgjedhje mbi mbi 6400 kolegë dhe qytetarë të ndryshën dhe Spahija ka rezultuar më e votuara me mbi 1140 preferenca.
Certifikata e çmimit i është dorëzuar fitueses nga presidenti i Urdhrit të Stomatologëve Shqiptarë Nikoll Deda. Në ceremoni ishin të pranishëm edhe drejtues të qeverisjes vendore dhe përfaqësues të qeverisjes qendrore në Qarkun e Shkodrës.
“Stomatologu i vitit” është kthyer tashmë në traditë të përvitshme, duke evidentuar dentisnin më të mirë në nivel kombëtar. Sivjet, ishte Shkodra dhe Ardita Spahija fitues e këtij çmimi.