“Një shërbim të jashtëzakonshëm interesit publik”, ish- ministri i drejtësisë vlerëson padinë e Ademit për “30 qershorin”…

Në gjykimin tim Voltana Ademi i bëri një shërbim të jashtëzakonshëm interesit publik me padinë që ngriti në Gjykatën Kushtetuese për legjitiminetin e zgjedhjeve moniste.

E ngriti atë padi në një kohë të vështirë kur burrat e politikës në Tiranë i kishin hyp n’shpinë budallëkut e nuk i zbrisnin për qamet! Ishte koha kur Gjykata Kushtetuese ishte e kyçur fare nga vettingu i madh…


Jordan Daci hartoi dhe mbrojti një padi me argumente cilësisht të mira që besoj e ndihmuan dukshëm gjykimin kushtetues të kësaj çështje që në thelb buroi nga budallëku politik. Në përfundim mësimi që duhet të mësojmë është:

1. Nuk ka më dekrete datash zgjedhje sipas qejfit të Presidentit.
2. Kush hyri në zgjedhje hyri. Kush nuk do del jashtë loje.

E kuptoj ngarkesën emocionale politike që jep ky vendim, por ftohtësisht interesi publik këtë mësim tashmë e ka të nxjerrë.

Ndaj them se Publiku duhet t’ja dijë për nder Voltanës dhe Jordanit për këtë përpjekje të madhe në shërbim të interesit të tij (publikut pra).

Tani se çfarë ndodh në vijim nuk ka shkencë që e trajton. Sepse burrat e partive janë akoma n’shpinë të budallëkut. Nuk zbresin… Kushtetuta nuk trajton dot budallëkun… Edhe spitalet e budallëkut nuk i kemi të mira. /Publikuar në Facebook nga Ylli MANJANI, ish- ministër i Drejtësisë/