
Shkruan në Facebook Emilia Koliqi, kandidate për deputete e PD- së Shkodër: Për të gjitha bizneset që sot po kalojnë vështirësi të paimagjinueshme dhe të pamerituara, edhe në lagjen nr. 3 të qytetit, shpejt do të ndryshojë situata.
Një reformë e plotë fiskale dhe adminsitrative për të ngritur në piedestal taksapaguesin duke krijuar një sistem të thjeshtë, të qartë, të përballueshëm dhe të lehtë për të krijuar një klimë ku çdo biznes e familje shqiptare të përfitojë.
Këtë do ta realizojë Partia Demokratike dhe qeveria e saj pas 25 prillit. Çdo ditë e më shumë qytetarët por edhe bizneset po binden se kjo është alternativa më e mirë, ajo që do të sjellë Ndryshimin në familjet shkodrane e shqiptare.