Partizani-Vllaznia ishte supersfida e javës së 3-të të Abissnet Superiore. Një ndeshje e luftuar deri në momentet e fundit, por në fund të dyja ekipet morën vetëm nga një pikë. Da Silva kaloi Vllazninë në avantazh që në minutën e 4-të të pjesës së parë, ndërsa Partizani barazoi në minutën e 88-të me Rrapajn. Në fund të ndeshjes për “Gol pas Goli”, trajneri I Vllaznisë, Tomas Brdariç u shpreh:
Vllazni me dy fytyra? “Kur shënon në minutën e 88-të të dhemb. Duhet të jemi më të zgjuar në disa momente të lojës pasi është e papranueshme që lamë shumë hapësira”.
Zëvendësimet? “Kur futen lojtarët në freskët duhet të bëjnë një ndeshje më të mirë që ajo pamë ne. Duhet t’I kishim bërë më shumë presion Partizanit për të mos I lejuar aq shumë hapëira”.
Kishit frikë nga Partizani? “Partizani është një skuadër e fortë dhe kur luan përballë tyre duhet të jesh në maksimum”.
Sa i kënaqur jeni me lojën? “Luanim ndaj Partizanit dhe jo ndaj një skuadre ku mund të krijonim shumë raste dhe të lë hapësira. Duhet të ishim më të saktë me kundërsulme tona dhe kjo ishte pse nuk pamë lojën më të mirë të Vllaznisë”.
Gurishta në qendër të mbrojtjes? “Jemi skuadër, bëjmë gabime dhe kjo është normale në futboll. Fitojmë së bashku dhe humbim së bashku. Vetëm prej gabimeve, përmirësohesh më shumë. Jam I qetë pasi të marrësh një pikë ndaj Partizanit në transfertë nuk është keq. Të dyja ekipet donin të fitonin”./newsport/