Një muaj pas ngjarjes së rëndë në Liqenin e Shkodrës, është bërë e mundur të rikuperohet trupi i Ratko Kumburoviç, kryefamiljarit që i’u shua familja me 3 shkurt. Lajmi bëhet i ditur nga Drejtori i Qendrës Rajonale për Trajnimin e Zhytësve Veselin Mijajlović. Mësohet se trupi u gjet nga një peshkatar pranë ishullit Grmozur, i cili informoi policinë dhe polumbarët. Kërkimi për Kumburoviç zgjati një muaj. Në ngjarjen e rëndë në Vranjinë, humbën jetën në ujrat e Liqenit të Shkodrës Jana dhe Ratko Kumburoviç si dhe vajza e tyre 12 vjeçare. Viktima e katërt ishte Darko Vujoseciç, i cili u përpoq ti shpëtonte. Trupi i këtij të fundit, u gjet me 24 shkurt, ndërsa Jane Kumburoviç dhe vajza e saj, u gjetën më parë.