Ndërsa po diskutohet ngërçi institucional në vend lidhur me Gjykatën Kushtetuese, në “Opinion” është rikthyer tema e kryebashkiakëve të dalë nga 30 qershori. Gazetarët e pranishëm, kanë dhënë detaje mbi mundësinë e shkarkimit të të tjerëve, pasi dy janë larguar tashmë në Shkodër dhe në Vorë dhe një tjetër në Vau- Dejës është në proces verifikimi nga Prokuroria pas kerkesës së depozituar nga PD-ja.
Gazetari investigativ Artan Hoxha ka siguruar se shumë shpejt do të ikë një kryebashkiak tjetër, pa dhënë më shumë detaje. Ndërsa gazetari tjetër Lorenc Vangjeli, ka shkuar edhe më tej kur ka thënë se janë në verifikim pesë të tjerë. Madje me ironi ai ka shtuar “Pyetni Gazment Bardhin e PD-së”, duke lënë të kuptohet se opozita po vazhdon grumbullimin e fakteve për të tjerë kryebashkiakë. /ShkodraWeb/