Një javë pas zgjedhjeve jep dorëheqje zëvendëskryetari i Bashkisë së Shkodrës…

Arben Gjuraj, zëvendëskryetar i Bashkisë së Shkodrës, ka dhënë dorëheqjen nga kjo detyrë. Mësohet se Gjuraj ka paraqitur sot dorëheqjen e tij. Me 25 prill 2021, ai ka qenë pjesë e listës së PD- së për Qarkun e Shkodrës. Gjuraj ishte i renditur i 11- ti në listën e Shkodrës, duke marrë 1931 vota preferenciale.

Para detyrës si zëvendëskryetar i Bashkisë Shkodër, Arben Gjuraj ka qenë për disa mandate kryetar i Komunës Dajç, automatikisht edhe antar i Këshillit të Qarkut Shkodër. Ai ka qenë pjesë e strukturave drejtues të degës së PD- së Shkodër, duke arritur edhe në nënkryetar i PD- së.


Deri në këto momente, nuk ka anjë arsye zyrtare për dorëheqjen e papritur të zëvendëskryetarit të Bashkisë Shkodër Arben Gjuraj, një javë pas zgjedhjeve të 25 prillit 2021.

© ShkodraWeb.com

ShkodraWeb Channel