Një ish- spiun i Sigurimit emërohet nëndrejtor i Policisë së Shtetit, “Filtri” në kupolën e policisë…

Albert Dervishi sot 30 vjet pas permbysjes se komunizmit rilind ne kupolen drejtuese te policise qe ata duan.


Nje pyetje publike per Genta Sulen, Simon Miraken, Maringlen Kasmin dhe Altin hoxhen si antare te autoritetit te dosjeve te ish sigurimit te shtetit? A ka qene spiun sigurimi me pseudonim “FILTRI” Alber Dervishi qe sot eshte emeruar nga drejtori Ardi Veliu zv drejtor i policise se Shtetit????? A ka nje vendim te komisionit BEZHANI per kete subjekt????

A ka dosje bashkepuntori( spiun) sigurimi me NR 11979 per Albert Dervishin tek palo autoritet???? A ju ka kerkuar me shkrese drejtori Veliu apo ministri Lleshaj per te verifikuar pastertine e figures se Albert Dervishit autoritetit Tuaj????

Dhe nje Pyetje per vete Ju Zj Genta, Z Simon, Z Maringlen dhe Z Altin PO JU VETE A KENI QENE SPIUNE TE SIGURIMIT TE SHTETIT????? Po nje “ bilbil” nga opozita qe pret rrotacionin qe foli per Xhovalin Loken se kaloi vetingun duke qene 1 vit oficer sigurimi pse nuk flet sot???? A ka me turp kur beheni synet nga gjuha per nje SPIUN SIGURIMI????

Pse heshtet per “ FILTRIN” ?????

Si deputet dhe antare i komisionit te sigurise dhe si nenkryetar i komisionit qe mbikeqyr vetingun ne polici ne baze te ligjit 8550 STATUSI I DEPUTETIT do te kerkoj informacion me shkrim menjeher ketij palo autoriteti te mos informimit te dosjeve te ish sigurimit te Shtetit. Edhe sot 30 vjet pas “ permbysjes” se komunizmit, spiunet e rregjimit promovohen si ne politike ne shtet ne qeveri e ne administrate.

Edhe gjate 13 viteve qe ne pushtet ka qene PD kurre nuk u guxua te largoheshin SPIUNET E SIGURIMIT nga politika, shteti e pushteti sepse ka patur SPIUN SIGURIMI brenda vetes.

Prandaj “ bilbili” i opozites qe pret rrotacionin nuk ka belbezuar asnje fjale deri tani per SPIUNIN “ FILTRI”. Kjo tregon edhe njehere qe PLEHRAT JANE BASHKE kur vjen puna per te mos nxjere ne shesh spiunet e njeri tjetrit.

Kjo eshte aresye qe kur une dhe 20 kolege te mi DEPUTET futem ligjin per te larguar nga politika, shteti dhe pushteti ish sigurimsat dhe spiunet e sigurimit, PS ,PD,LSI,PR,PDK,PA,PSD,PPDNJ,PDIU, e te tjere HESHTEN SI VEMJE.

Kjo eshte aresyea qe kurre nuk guxojne te marin mundimin per tu drejtuar ketij palo autoriteti keta FYTYRA POLITIKE QE SHIHNI PREJ 30 VITESH NE QEVERI NE PUSHTET e ne ekrane çdo dite. /Publikuar në faqen e tij zyrtare në Facebook nga Myslim Murrizi, deputet në Kuvendin e Shqipërisë/


REKLAMAT NË KËTË FAQE, JANË I VETMI BURIM PËR TË GARANTUAR PAVARËSINË, PAANËSINË DHE PROFESIONALIZMIN E KËSAJ MEDIA. NËSE KENI MIRËSINË NË KËTO REKLAMA, JU NA JEPNI NJË MBËSHTETJE TË ÇMUAR! FALEMINDERIT!