Një histori dashurie e papërfunduar, ja pse 30 vjeçari nga Shtoji i Shkodrës plagosi në Vlorë studenten 20 vjeçare nga Berati

Janë zbardhur detaje të reja në lidhje me plagosjen me armë zjarri të 20 vjeçares Konstandina Zanaj. Dyshohet se 20 vjeçarja dhe autori i ngjarjes, Fadil Likaj 30 vjeç nga Shkodra, kanë pasur një lidhje dashurie e cila kishte marrë fund, por që 30 vjeçari nuk ishte dakort.

Autori, kishte lënë takim me ish-të dashurën në një lokal, ndërsa me vete kishte një pistoletë dhe dy granata dore. Sapo ajo ka mbërritur në ambientet e Bar-it ai e ka tërhequr me forcë dhe e ka qëlluar me armë zjarri.

Sipas Policisë vajza është jashtë rrezikut për jetën në spital, ku ka marrë ndihmën mjekësore. Ndërsa, autori i plagosjes së saj, është Fadil Likaj, 30 vjeç me banim në Shtoj të Shkodrës është arrestuar menjëhërë pas ngjarjes.

ShkodraWeb Channel

Open

Close