ShkodraWeb Media

E Vërteta të bën të lirë!

“Një hap i vogël në drejtimin e duhur, data e re do të…”, flet Dash Shehi pas takimit për zgjedhjet me Metën…

Ka përfunduar takimi i presidentit Ilir Meta me aleatët e PD, takime të ndërmarra për të caktuar datën e re të zgjedhjeve. Në një prononcim të shkurtër për mediat, kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi, tha se takimi ishte pozitiv, ndërsa shtoi se një datë e re për zgjedhjet do të derivojë nga një marrëveshje politike.

“Ne gjykojmë që sot të paktën që dita e zgjedhje do të derivojë nga një marrëveshje politike, ku do të merren parasysh pretendimet opozitare për zgjedhje të lira e të ndershme, takimi ishte shumë pozitiv, gjykojmë që është bërë një hap i vogël, por në drejtim e duhur. Data e zgjedhjeve nuk mund të jetë si një dëshirë, s’do të dalë vetvetiu nga marrëveshjet politike. Nuk kishte një propozim konkret në tryezë, do të vazhdojë një diskutim , Presidenti Meta do të thërrasë edhe aleatët e tjerë”, tha Shehi.

Loading...
Copyright ShkodraWeb Media © 2019 All rights reserved. | Politika e Privatësisë nga ShkodraWeb Media.