“Një grup shumë i vogël grash fshihen për të mos u kthyer”, gazetari shkodran i Le Iene jep detaje nga kampi Al- Hawl në Siri

Ditën e sotme, rreth 50 fëmijë dhe gra shqiptare janë evakuar nga kampi Al- Hawl në Siri. Ky është një lajm shumë i mirë ndërsa ka edhe një zhvillim jo pozitiv. Taulant Kopliku, gazetari i Le Iene në Italia 1 në Itali, i angazhuar në këtë çeshtje e sidomos në rikthimin e Alvin Berishës në Itali, thotë se janë disa gra që fshihen për të mos u kthyer.


“Për pak kohë më shumë se 50 fëmijë dhe gra të kampit famëkeq do të jenë në Rinas. Ka qenë një operacion i dy të dërguarve të shërbimeve të inteligjencës që zgjat prej disa javesh në terren.

Një falenderim këtë radhë duhet për bashkëpunimin e ngushtë të të gjithë aktorëve në terren, përfshi njerëzit e besuar të presidentit të republikës.

Aktualisht në kamp kanë mbetur (fshehur për të mos u kthyer), një grup shumë i vogël grash. Kërkimi i tyre ka shtyrë edhe për tre ditë rikthimin e fëmijëve dhe grave.

Fatkeqësisht për ta, mundësitë për të ardhur në Shqipëri minimizohen.”, shkruan gazetari Kopliku.

Mbështet ShkodraWeb Media

ShkodraWeb Channel