Skip to content
10 November, 2025
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV
  • Analizë

Një gjeneral që heq dorë nga dinjiteti i tij si ushtarak dhe një vendim gjykate që nuk mund të vetërrëzohet

ShkodraWeb 12 November, 2018
rama lleshi meta

Sandër Lleshi është akoma me të gjitha efektet gjeneral brigade. Lleshi ka fituar gjyqin për tu rilthyer në detyrë, në të njëjtin post dhe me të gjitha privilegjet, edhe ato financiare. Përmes një letre të mbyllur për presidentin por që Lleshit iu kthye në “letër të hapur” nga kryeministri Rama, gjenerali i brigadës bën një terheqje totale nga të drejtat e tij. E gjithë kjo, për një post të përkohshëm ministri, në jetë civile dhe me mijëra akuza që do ti hidhen përsipër. Për një ushtarak karriere, për një gjeneral që ka patur mjaft vlerësime, kjo lloj tërheqje nuk tingëllon aspak dinjitoze. Megjithatë, asnjëherë nuk është vonë për tu penduar, qoftë edhe në moshën që ka Lleshi.

Sot Sandër Lleshi pranoi që Meta ka patur të drejtë që nuk e ka dekretuar. Përndryshe nuk kishte pse të dërgonte një letër në drejtim të Metës dhe Xhaçkës për të hequr dorë publikisht nga të drejtat që burojnë si fitues i gjyqit me ish- presidentin Nishani. Pra, Lleshi nuk do të jetë më gjeneral brigade dhe rrjedhimisht nuk do të marrë përfitimet edhe financiare. Por a bëhet i dekretueshëm nga Meta me heqjen dorë nga vendimi i gjykatës së Apelit Sandër Lleshi?

Parimet e jurisprudencës thonë se një vendim gjykate mund të çvlerësohet apo rrëzohet vetëm nga një gjykatë më  lartë. Pra, pavarësisht heqjes dorë nga vetë Lleshi, vendimi i gjykatës që e kthen në detyrë dhe i jep të drejtat e postit, mbetet në fuqi. Maksimumi që mund të bëjë Lleshi, ëhtë të heqë dorë nga marrja e rrogës. Deklarata e vetë Lleshit nuk ka snjë vlerë juridike për të mundësuar dekretimin e tij si ministër. Madje, situata e tij është tragji- komike. Nishani ka nxjerrë një dekret që e liron nga detyra në Forcat e Armatosura, Gjykata ka marrë një vendim për rrëzimin e dekretit dhe rikthimin e Lleshit në detyrë, ndërsa kjo nuk ka ndodhur.

Nga ana tjetër, nuk ka një dekret presidencial për ta kthyer në punë Lleshit pas vendimit të gjykatës që të justifikohet një dekret tani i Metës për ta nxjerrë në lirim. Duket pak e ngatërruar si çështje, por juridikisht nuk ka zgjidhje për momentin. Nëse Meta e dekreton ministër duke pranuar vetëm vetëdeklarimin e Lleshit që heq dorë nga pozitat e rifituara me vendim gjykate, opozita ka të gjitha të drejtat ta atakojë në Gjykatë Kushtetuese, nëse ajo mund të gjykojë çeshtjen në kushtet që është aktualisht.

Në këto kushte, presidenti Meta mund të marrë cilin vendim të gjykojë të asryeshëm, edhe pse ligjërisht, me dëshirën e vetë Lleshit, vetëm një gjykatë më lartë duhej të rrëzonte vendimin e Apelit për ti hapur rrugë ligjshmërisë në dekretimin presidencial si ministër. Por presidenti mund të vendosë të gjykojë edhe politikisht, sepse në kushtet aktuale, juridikisht vështirë që dikush të japë një alternativë si mund të veprohet. /Shënim i ShkodraWeb/

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Continue Reading

Artikull para: Ish- ministrja “teknike” e PD- së do ti paguajë ish- Sekretarit të Përgjithsëm të Ministrisë së Arsimit 4 milion lekë…
Artikull pas: Humbja me Ilirinë, Lika nuk e bën “dramë”: Vllaznia humbi sepse kundërshtari luajti më mirë…

TË FUNDIT

benet beci turizmi
  • Analizë

NGA BENET BECI – Turizmi nga potencial në realitet, Shkodra ka përjetuar një transformim të jashtëzakonshëm

ShkodraWeb 27 September, 2025
fatlum nurja trafiku 2025
  • Analizë

NGA FATLUM NURJA – Trafiku dhe kosto e autostradës, i kushtojnë Shkodrës të paktën 11 MLN euro në vit

ShkodraWeb 12 August, 2025
berisha zaloshnja zgjedhje 2025
  • Analizë

NGA EDUARD ZALOSHNJA – 1 qark dhe 11 ish-minibashki rrëzuan 6 alibi…

ShkodraWeb 2 June, 2025

TË FUNDIT

  • NGA ERVIN SALIANJI – Prej zgjedhjeve të 11 Majit e deri sot nuk jemi në rrugën e duhur, PD duhet të ndryshojë 10 November, 2025
  • “21 JANARI” – Kryetari i PD- së Sali Berisha thirret në SPAK për ngjarjen, para tij ishte edhe Basha… 10 November, 2025
  • AMP nis hetimin ndaj dy policëve në Hanin e Hotit, lejuan të kalonte kamionin ku malazezët gjetën drogë 10 November, 2025
  • “Largohem me ndjenjën e plotësisë”, Majlinda Angoni u lirua nga detyra pas më shumë se 5 viteve, ja mesazhi i saj 10 November, 2025
  • “Denigrim i pronës private dhe simbolikave tona të shenjta”, Myftinia Shkodër reagon për heqjen e tabelës… 10 November, 2025
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e hënë, 10 nëntor 2025… 10 November, 2025
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e hënë, 10 nëntor 2025… 10 November, 2025
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e hënë, 10 nëntor 2025… 10 November, 2025
  • KOHA E GËSHTENJAVE – Çfarë i ndodh organizmit tuaj nëse i konsumoni rregullisht ato… 9 November, 2025
  • Prangoset 37- vjeçari nga Shkodra që dhunonte nënën e tij, shpallen në kërkim dy shtetas që qëlluan me armë 9 November, 2025
  • Arrestohet shoferi i dehur në drejtim të automjetit, Policia e Shkodrës procedon penalisht edhe 2 shoferë 9 November, 2025
  • EMRI – Humbi jetën duke riparuar një defekt interneti, kush është 38- vjeçari nga Shkodra… 9 November, 2025
ame sidebar

TË FUNDIT

salianji konference
  • Kryesore

NGA ERVIN SALIANJI – Prej zgjedhjeve të 11 Majit e deri sot nuk jemi në rrugën e duhur, PD duhet të ndryshojë

ShkodraWeb 10 November, 2025
berisha spak 2025
  • Aktualitet

“21 JANARI” – Kryetari i PD- së Sali Berisha thirret në SPAK për ngjarjen, para tij ishte edhe Basha…

ShkodraWeb 10 November, 2025
hani hotit naten
  • Aktualitet

AMP nis hetimin ndaj dy policëve në Hanin e Hotit, lejuan të kalonte kamionin ku malazezët gjetën drogë

ShkodraWeb 10 November, 2025
angoni duda 2025
  • Aktualitet

“Largohem me ndjenjën e plotësisë”, Majlinda Angoni u lirua nga detyra pas më shumë se 5 viteve, ja mesazhi i saj

ShkodraWeb 10 November, 2025
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.