Një foto e 2016- ës që rikthehet për të bërë lajm në 2021- in, si “mjet për të justifikuar qëllimin”…

Orët e fundit po qarkullon në rrjet një fotografi e kryetarit të PD- së Lulzim Basha me ish- kryeministrin Pandeli Majko. Pavarësisht se faqja në Facebook që e ka shpërndarë nuk jep detaje për kohën kur është shkrepur fotografia, duke u mjaftuar me një koment “Lideri i opozites afgane merr eksperience nga lideri i opozites iraniane. Lul afgani e Pand iraniani, bashkojne forcat!”, po aludohet gjërësisht se ky takim është zhvilluar ditët, orët e fundit.

Foto e publikuar me 10 tetor 2021

Me shumë mundësi, është “një mjet për të justifikuar qëllimin” (e kundërta e pakuptimtë e shprehjes së famshme të Makiavelit), pra që Lulzim Basha po “bashkëpunon” me PS- në në pushtet. Në fakt, e verteta është krejt ndryshe. Po, Basha dhe janë takuar, fotoja nuk është  e montuar! Por…takimi është zhvilluar më shumë se 5 vite më parë, 17 maj 2016, në hotel “Rogner” dhe në prag të mbledhjes së Asamblesë Parlamentare të NATO- s. Jo vetëm kaq, por fotoja dhe përmbledhje se çfarë është diskutuar në atët takim në mes të Tiranës, ka publikuar edhe gazeta “RD” me 18 maj 2021, në versionin online që mund ta shihni më poshtë.

Shkrimi i publikuar nga RD 5 vite më parë

Me një kërkim të thjeshtë në internet, me kriter kërkimi “majko basha takim”, mund të gjeni dhjetra linqe portalesh e mediash që e kanë raportuar. Por, meqenëse ka kaluar një kohë relativisht e gjatë, nga shumica e portaleve që funksionojnë me skadencë postimesh, gjendet akoma vetëm titulli, diku ndonjë tekst, ndërsa vetëm në pak raste fotoja që ështlë ri- qarkulluar orët e fundit. Ndërsa në Youtube, me një kërkim sa më sipër, mund të gjeni edhe video. Pasi pas takimit, Basha dhe Majko kanë dalë para mikrofonave të gazetarëve.

Misioni i çdo media duhet të jetë informimi i saktë, i shpejtë e profesional. Ajo nuk mund të kthehet në instrument për të goditur një person, qoftë ai personazh publik, politik apo edhe qytetar i thjeshtë. Kjo është arsyeja e vetme që po bëjmë këtë sqarim publik. Ndërsa “beteja” politike pozitë- opozitë ose brenda vetë PD- së, mund të bëhet me mjete të tjera, por jo duke tjetërsuar realitetin. Sidomos bazuar një një foto të 5 viteve më parë, të ri- sjellë si e ditëve apo orëve të fundit. /ShkodraWeb/

Open

Close