
Deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka është paraqitur paraditen e të premtes së 10 dhjetorit në ambientet e Prokurorisë së Posaçme Anti-korrupsion (SPAK).
I kontaktuar deputeti Edi Paloka konfirmoi praninë e tij sot në SPAK. Ai është thirrur për të dhënë sqarime lidhur me ngjarjen që ka ndodhur tre vite më parë zonën e Astirit, në kohën kur opozita zhvillonte protesta në mbështetje të banorëve që prekeshin nga projekti i Unazës së Madhe.
Mësohet se çështja ka qenë në Prokurorinë e Tiranës, ndërkohë që Paloka është thirrur në SPAK tre vite pas kësaj ngjarje. Mësohet se çështja ka kaluar sëfundmi në Prokurorinë e Posaçme Anti-korrupsion.
“Unë kujtova se më thërritën për denoncimet që kemi bërë për zgjedhjet!” u shpreh Paloka.




