Një burrë 44 vjeç gjendet i pajetë në anë të lumit, dyshimet e para

(foto ilustruese) Nje burre 44-vjecar eshte gjetur i pajete, i mbytur ne lume. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:00, në Skrapar, kur në anën e lumit të Guahak, nga shërbimet e patrullës është konstatuar një person i mbytur.

“Nga verifikimet e para rezulton se shtetasi M.Xh, 44 vjeç, banues në Sharovë, Skrapar, dyshohet se është vetëmbytur”- raporton “News 24”. Nderkohe qe policia e mberritur ne vendin e ngjarjes ka nisur hetimet per zbardhjen e plote te shkaqeve.