Një shtetas 23- vjeçar nga Shkodra është ekstraduar drejt Italisë, ku duket se kishte problene të hapura me drejtësinë italiane. Ndërkohë, nga Franca është ekstraduar në Tiranë një 26- vjeçar, i cili duhet të mbyllet në qeli pasi ka një vendim të gjykatës së apelit për të. Të dy këto informacione, janë bërë publike nga Interpol Tirana, përmes njoftimit të mëposhtëm për mediat:
Gjatë 24 orëve të fundit u kryen 2 ekstradime, për autorë për krime kundër personit
Interpol Tirana ekstradoi drejt Italisë, shtetasin në kërkim ndërkombëtar A.Rr., 23 vjeç, banues në Shkodër. Gjykata e Cuneo, Itali, ka lëshuar urdhrin e arrestit me burg për veprat penale “Vrasja dhe vrasja e mbetur në tentativë” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të zjarrit”.
Interpol Tirana ekstradoi nga Franca, shtetasin K.S., 29 vjeç, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Apelit Tiranë e ka dënuar me 6 vjet burg për veprën penale,” Vrasje me dashje e mbetur në tentativë”.
Interpol Tirana vijon punën në bashkëpunim të ngushtë me homologët për identifikimin dhe kapjen e personave të shallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpoli.