Nisin procedurat për zëvendësimin e Arben Malaj në Bankën e Shqipërisë, kandidate edhe drejtorja e ISSH Shkodër

Komisioni i Ekonomisë ka nisur dëgjesat për të plotësuar vendin vakant të lenë në Këshillin Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë nga Arben Malaj. Tre kandidaturat në garë janë Violeta Nikleka Staka, Fatmira Kola dhe Brunilda Isaj. Stakaj, është prej shumë vitesh drejtore e ISSH Shkodër dhe bashkëshorte e Vatë Stakaj, antar i KLP- së.


Ato prezantuan para deputetëve idetë e tyre në lidhje me disa çështje më të prekshme ekonomike dhe financiare. Tashmë njëra nga kandidatet duhet të marë një mbështetje me 28 firma nga deputetët në mënyrë që ti kaloj Kuvendit për vendimmarrje.

Arben Malaj u pezullua nga Kuvendi nga posti i anëtarit të Këshillit Mbikëqyrës në Bankën e Shqipërisë me arsyetimin se ka thyer kodin e etikës. Ndërsa vetë Malaj e cilësoi shkarkimin nga detyra si një vendim politik dhe dorëzoi në gjykatë një padi kundrejt Kuvendit për largim të padrejtë nga detyra.

ShkodraWeb Channel