Myftiu i Shkodrës, Muhamed Sytari, i cili rezulton i prekur me koronavirus është nisur për mjekim të specializuar në Turqi.
Lajmi është bërë i ditur nga burime tëMyftinisë Shkodër. Mësohet se gjendja shëndetësore e Myftiut është përkeqësuar, ndaj edhe familjarët morën këtë vendim.
Më herët drejt këtij shtet u dërgua edhe babai i tij i prekur po ashtu nga koronavirus. ShkodraWeb Media i uron shërim të shpejtë Myftiut Sytari, babait të tij dhe të gjithë personave që po përballen me këtë virus.
LEXONI EDHE: “Me ndihmën e Zotit, e mira do e mundë të keqen…”, Myftiu i Shkodrës mesazh nga spitali në Ankara të Turqisë