NEWS I ShkodraWeb.com

ShkodraWeb Media – E Verteta të bën të lirë!

Nis tregtia ilegale, plazma e pacientëve të shëruar nga virusi shitet në vend të vaksinës në internet…

Doza plazme “të imunizuar” të pretenduara se vijnë nga pacientë të shëruar nga korona virusi, po shiten në rrjetet ilegale të internetit në vend të vaksinës.


Madje dhënësit e alarmit thonë se plazma është vetëm një nga “produktet” që ofrojnë kri minelët teksa përpiqen të arkëtojnë sa më shumë nga pandemia.

Në një raportim të Institutit Australian të Kri minologjisë, thuhet se një këto faqe në internet mund të arrihen shumë shpejtë me disa kërkime të thjeshta, të cilat po përdoren nga grupet kri minale për tregtimin e artikujve të ndaluar, shkruan The Sun.

Vaksina e kura të rreme po shiten për rreth 15 000 euro secila, së bashku me mjete personale mbrojtëse si maska, doreza dhe kostume mbrojtëse.

Studiuesi Rod Broadhurst tha se nëse një gj ak i tillë injektohet te dikush, ai rrezikohet të preket nga virusi.

Barnat e dizajnuara për sëmundje të tjera po shiten gjithashtu me pretendime të rreme se mund të luftojnë korona virusin, siç janë ilaçet anti-malaria, hidroksilklorina dhe klorokuina, transmeton Telegrafi.

Në një studim tjetër nga analistët Ghost Data, më shumë se 10,000 llogari në Instagram – shumë të lidhura me Kinën – u gjetën duke shitur produkte, kinse mposhtin COVID-19.

Shkencëtarët besojnë se një vaksinë mund të jetë deri në një vit larg, kështu që dikush që shet një të tillë në internet ka të ngjarë të jetë një mashtrues.