
Një betejë e re ligjore duket se po nis mes ish-kryeministrit Sali Berisha dhe kreut të PD-së Lulzim Basha.
Komisioni i Rithemelimit të PD-së ka depozituar sot në gjykatë statutin e ri të miratuar nga Kuvendi i thirrur nga ish- kryeministri Sali Berisha më 11 dhjetor, raportohet nga burime pranë tij.
Mësohet se synohet legalizimi i ndryshimeve në statut, që u miratuan pas votimit të delegatëve.
Ndërkaq, dy ditë më parë Lulzim Basha depozitoi në gjykatë pas afro 5 muajsh ndryshimet në statut të miratuara në Kuvendin e 17 korrikut.




