Senida Mesi shfaqet si kandidate potenciale per kryetare te Bashkise Shkoder! Kete “petk” duket se ka veshur sot gjate nje ceremonia per nje investim ne sistemin elekrik ne lagjen Lugucesme te Shkodres. Numri 2 i qeverise shqiptare natyrisht ka folur si pjese e qeverise Rama, madje perfaqesuese e spikatur politike e saj. Edhe stili i komunikimit i zgjedhur nga Mesi eshte ne linjen e njohur tashme e kryeministrit te vendit. Sic raportjne mediat, ne thelb, thuajse duke perifrazuar besnikerisht shefin e saj ne qeveri, Mesi ka nisur nje mesazh per kryebashkiaken Voltana Ademi: “Na sillni projekt dhe jo nje liste dehirash per ti financuar”. Ndersa qeveria “Rama 2” bente mbledhje informale ne shtator ne Velipoje dhe kryebashkiakja Voltana Ademi e uronte por edhe i kerkonte vemendje e mbeshtetje per Shkodren, kryeminstri Rama i pergjigjej ne Facebook: “Ketu jemi ende po punojme me planet e qeverise se re! Me vjen mire qe Voltana ma uroi mireseardhjen, po do me vinte edhe me mire po te me prezantonte ndonje projekt serioz per Shkodren, se listat me deshira i bejne kalamajte kur presin Babagjyshin e Vitit te Ri”.
Ne krye te heres, faktin qe nje zonje eshte ne krye te Bashkise Shkoder dhe nje tjeter thuajse ne krye te qeverise se vendit, e kam pare si pozitive per territorin dhe banoret e tij. Teorikisht, dy zonja e kane me te lehte te ulen e te gjejne gjuhen e mirekuptimit ne sherbim te komunitetit. Madje, kam shkuar edhe me tej teksa kam aluduar se Mesi si zevendeskryeministre dhe ish- keshilltare bashkiake ne Shkoder, mund te ndikoje ne amortizimin e marredhenies jo shume miqesore ne mes Ademit dhe Rames. Njekohesisht, perseri ne fushen e hipotezave, Edi Rama e ka aplifikuar Mesin ne menyre te shpejte dhe pa nje eksperience te lakmueshme politike pikerisht per ta vene perballe Ademit ne zgjedhjet e 2019-es.
Sot, ne Shkoder, Senida Mesi u paraqit pikerisht ne kete pozicion, edhe pse ka me shume se nje vit efektiv perpara gares per Bashkine e Shkodres, enderr e kahershme e socialisteve por deri ne 2019-en edhe “molle e ndalueme”. Pse? Sepse shkodrania Mesi nuk kishte asnje nevoje te mbante nje qendrim te paster politik ne qytetin e saj te lindjes per ceshtje qe sc thote ajo, i sherbejne komunitetit. Zonja Mesi i njeh mjaft mire problematikat e territorit dhe banoreve te Bashkise Shkoder dhe natyrisht, ka te gjitha hapesirat e nevojshme ti diskutoje me zonjen Voltana Ademi qofte ne zyren e saj apo ne bashki. Nese nuk ka guximin e duhur, mund te kete edhe takime jashte vemendjes se mediave. Reagimi i Mesit vjen pikerisht sot, kur publikisht Bashkia Shkoder, ne faqen e vet ne Facebook ka publikuar 19 projekte prioritare ne infrastrukture. Do te kishte qene me e udhes qe, pasi te ishte njohur te pakten me listen e Bashkise, te kishte folur konkretisht per keto projekte: Ja vlejne, jane ne sherbim te qytetareve, a eshte marre mendimi i tyre sic thote zonja Ademi, a jane bindese per tu financuar nga qeveria etj., etj. Sepse ne mes Ademit dhe Mesit jane qytetaret, sidomos ata qe pas me shume se nje viti do te jene votues per Bashkine e Shkodres. Pavaresisht se ne mendojme se kane kujtesen e shkurter, e shumicen e rasteve kane ndeshkuar me vote, sdomos te majten e cila per fat te keq, keto 26 vite ka mundur te demostroje vetem me fjale ate qe mund te bente nese do te vinte ne qeverisje te Shkodres.
Senida Mesi eshte nje personazh politik i nivelit te larte. Natyrisht, mesazhet qe ajo duhet te percjelle, jane politike dhe ne linje me qeverine- pjese e te ciles eshte. Por mendoj se ajo nuk mund te flase njesoj si ne Shkoder, ashtu edhe ne Lezhe apo ne Skrapar. Sepse Mesi eshte vajze e grua e Shkodres, ashtu si edhe Voltana Ademi. Perballe tyre, duhet folur gegnisht dhe jo me terma apo fraza qe thjeshte ngacmojne politikisht. Sidomos fraza te huazuara apo te pershtatura. Senida Mesi ka te gjitha mundesite sot, te mbledhe qytetare apo media, te marre nje projektor edhe ne mes te Shkodres, te tregoje cfare ka bere Voltana Ademi per dy vite ne Bashkine Shkoder. Te tregoje sa para ka marre nga qeveria e majte dhe cfare ka mundur te beje per qytetin. Nese mundet, te tregoje edhe ku eshte abuzuar, ku nuk eshte punuar si dhe sa duhet. Ky eshte nje detyrim qe tashme, si numri 2 i qeverise, Mesi ja ka borxh te pakten socialisteve dhe te majteve ne Shkoder dhe jo si nje sulm ndaj Voltana Ademit.
Ambicja lind dhe zhvillohet bashke me njeriun. Natyrisht, nuk eshte veti negative deri sa te perdoret pozitivisht dhe ne sherbim te nje grupi pjese e te cilit ke qene apo je per nje periudhe te rendesishme te jetes. Ne politike, ambicja eshte “fanari ndricues” per te gjithe si ne nivel lokal, ashtu edhe qendror. Nuk ka asgje te keqe nese Mesi po ben “nxemjen” para se te futet ne fushen e perballjes politike me Voltana Ademin ne 2019-en. Madje, jam i bindur se cdo here qe do i jepet mundesia, qofte me Ademin, qofte me deputetet e PD-se se Shkodres, do te vijoje me te njejten linje. Sepse qellimi justifikon mjetin! Teoria e Makiavelit mbizoteron arenen politike shqiptare tash 27 vite. Askush nuk mund te beje perjashtim, nese deshiron te mbetet aktor ne skene. @ShkodraWeb