Niko Brahimaj largohet nga drejtimi i Policisë së Qarkut Shkodër, burime të policisë lokale e pergenjeshtrojnë…

Largohet nga drejtimi i policisë së Qarkut Shkodër, Niko Brahimaj. Ky është lajmi që po qarkullon në disa media.


Drejtimin për policinë e Qarkut Shkodër e merr Lorenc Meta, i cili më parë mbante detyrën e zëvendësdrejtorit për hetimin e krimeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër.

Sipas burimeve, mësohet se Brahimaj është larguar për shkak të komplikacioneve shëndetësore që ka pasur ditët e fundit.

Ndërkohë, burime nga Drejtoria e Policisë në Shkodër, bëjnë me dije se Brahimaj nuk është larguar nga detyra. Për shkak të një ndëhyrje kirurgjikale, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Ardi Veliu, deleguar kompetencat tek zëvendësi i tij përkohësisht.

Vlen të theksohet se brenda pak ditëve, kanë ndohur dy ngjarje mjaft të rëndë në Qarkun e Shkodrës. Fillimisht dy të rinj u gjetën të ekzekutuar në Vrrith të M.Madhe dhe të dielën, iu organizua atentat shefit të Policisë Bashkiake në M.Madhe. Këto ngjarje mund të kenë qenë premisë largimi i Brahimajt nga detyra, që deri tani përgenjeshtrohet nga burime lokale të Policisë Shkodër.

Mbështet ShkodraWeb Media

ShkodraWeb Media 2017 – 2020 © TË GJITHA MATERIALET NË KËTË FAQE MUND TË PËRDOREN LIRISHT NGA INDIVIDË E MEDIA, DUKE CITUAR NGA JANË MARRË. FALEMINDERIT!

ShkodraWeb Channel
ShkodraWeb Marketing