Mbrëmjen e sotme janë dëgjuar krísmà në afërsi të plazhit të Velipojës. Nga ata, dyshohet se ka një të plágòsur, i cili ka arritur të largohet nga vendi i ngjarjes. Akoma nuk dihen shkaqet e ngjarjes së ndodhur dhe policia është vënë në kërkim të autorit dhe të personit të lënduar. Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se nga dy automjete të ndryshme, është qèllúar ndaj njëri- tjetrit dhe më pas janë larguar me shpejtësi.
Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe gjatë ndjekjes në pyll ka kapur njërin nga autorët së bashku me mjetin. Gjithashtu atje ndodhet edhe ambulanca e spitalit Rajonal të Shkodrës. Akoma nuk dihet identiteti i personave të përfshirë në këtë ngjarje dhe priten të tjera detaje.