E RËNDË/ Studentja e Inxhinierisë lidh sytë me shami dhe hidhet nga kati i 11- të i pallatit ku jetonte…(foto)

Një ngjarje e rëndë tronditi dje në mbrëmje vonë qytetin e Rrëshenit, ku studentja e vitit të fundit në Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit në Tiranë, Adela Gjoka, i dha fund jetës duke u hedhur nga kati i 11-të i pallatit ku jetonte.

Familjarët e të ndjerës deklaruan për mediat se vajza kishte probleme shëndetësore dhe së fundmi kishte kryer një kontroll në spital, pasi gjendja e saj nuk përmirësohej.

Burime të tjera thonë se stresi i provimeve dhe problemet e rënda ekonomike e detyruan Adelën të hidhej nga kati i 11 i pallatit ku banonte me prindërit, banesë të cilën ua kishte falur pronari i pallatit sepse nuk kishin mundësi ekonomike.

Po kështu thuhet se prej kohësh ajo kërkonte një vend pune, si një mënyrë për të ndihmuar familjen që jetonte në varfëri ekstreme dhe kishte borxhe për të shlyer. Banorët thanë se Adela përpara se të hidhej nga pallati kishte lidhur në sy një shami.

loading...