Dy persona kanë mbetur të lënduar në këmbë në zonën e Fermentimit, në Shkodër. Infomacionet paraprake konfirmojnë se ata janë identifikuar si shtetasi me iniciale E.Gj. dhe shtetasi N.P. por fatmirësisht të dy janë jashtë rrezikut për jetën. Të njëjtat burime konfirmojnë se personat janë gjuajtur nga një makinë “Audi” e zezë, por ende nuk janë identifikuar autorët. Në ndjekje të tyre është vënë policia, e cila ka rrethuar zonën, ndërsa në ndihmë të forcave të rendit është vënë edhe FNSH.
Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe është duke punuar për zbardhjen e plotë të saj.
Shkodër/Informacion paraprak
Në lagjen Skënderbeg, Shkodër, në afërsi të ish-Fermentimit të duhanit, rreth orës 20:10, në rrethana ende të paqarta janë plágòsur në këmbë me àrmé zjarri shtetasit E. Gj., 24 vjeç dhe N. P., 24 vjeç, të cilët janë transportuar në Spital ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet policore të DVP Shkodër dhe FNSH. Është rrethuar në një perimtër të gjerë zona ku ka ndodhur ngjarja dhe vijon krehja e saj nga shërbimet e Policisë Shkodër dhe të FNSH-së.
Janë ngritur pika kontrolli në hyrje-dalje dhe vijojnë kontrollet në të gjithë zonën. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.