Ngjarja e rëndë që tronditi Shkodrën paraditen e sotme, duket se nuk ka tërhequr vëmendjen e deputetëve të zgjedhur në qarkun me të njëjtin emër. Të paktën po të gjykosh nga profilet apo faqet zyrtare në Facebook. Nga deputetët që përfaqësojnë këtë qark në mazhorancën qeverisëse, asnjëri nuk ka shkruar as edhe një rresht. Ndërkohë, edhe në krahun e opozitës, vetëm dy kanë shprehur shqetësim për ngjarjen e rëndë. Deputeti i PD-së Bardh Spahia ka përcjellë mesazhin e tij si më poshtë:
“Jo me larg se mbreme, kryekrimineli i organizates kriminale rilindje, lutej qe krimi te hante kokat e njeri tjetrit. Pa kaluar 24 ore krimi godet perseri ne mes te dites dhe ne mes te Shkodres. A thua do jete lumturuar kryekrimineli Edvin Kristaq Rama per kete ngjarje tronditese per Shkodren?
Po shteti o kryekriminel ku eshte? Apo i ke angazhuar per ti mbyllur gojen protestes se njerezve per drejtesi duke intimiduar dhe ndaluar protestuesit e ndershem qe jane ngopur me padrejtesite dhe babezine tende dhe te shpures tende kriminale?”.
Reagimin e saj e ka përcjellë edhe deputetja tjetër e PD-së për Qarkun Shkodër Izmira Ulqinaku, edhe ajo duke u shprehur me nota të ashpra për ngjarjen. Ulqinaku shkruan në faqen e saj zyrtare në Facebook:
“Të nesërmen e takimit të zv.Ministrit Lleshi me drejtuesit e Policisë Shkodër, ndodh vrasje në mes të qytetit. Shkodra sot u trondit nga ekzekutimi mafioz i radhës.
Po bëjmë Shtet, po thonë…”