Të paktën 18 persona kanë humbur jetën dhe dhjetëra të tjerë janë dëmtuar në qendren tregtare në qytetin El Paso të Teksasit, në SHBA. Mediat botërore kanë publikuar pamjet e para nga vendngjarja, teksa shihen autorët duke përdorur kallashnikovë dhe v.iktima në tokë.
Raportohet se policia ka shkëmbyer zjarr me agresorët për më shumë se një orë, ndërsa ka arritur të vërë në pranga tre prej tyre. Kryetari i bashkisë tha se kjo ishte një t.ragjedi, që nuk ishte menduar kurrë.
“Kjo është një t.ragjedi që ne kurrë, kurrë nuk do të kishim menduar se do të ndodhte në El Paso”, u shpreh ai.
Ndërkohë, për ngjarjen është vënë në lëvizje edhe Presidenti i SHBA, Donald Trump, i cili ka biseduar me prokurorin e Përgjithshëm dhe Guvernatorin e Teksasit. CNN ka siguruar dhe dëshmi tronditëse nga vendngjarja. “Jemi në shok për ngjarjen tragjike. Po lutemi për të plagosurit dhe gjithë qytetarët”, ka thënë një shitës.