Lirohet nga qelia Geldo Hoti, i cili njihet si miku i komandos, Merviol Bilo. Në datë 8 tetor gjykata e Tiranës kishte vendosur masën e sigurisë 45 ditë heqje për Hotin, e cila ka përfunduar në datë 20 nëntor. Hoti u arrestua në datë 6 tetor në tentativë për ikur në Greqi, ndërsa mbi të rëndonin dyshimet se kishte qëlluar me armë në ish-Bllok, ku humbi jetën Fabjol Gaxha dhe të lënduar Ervis Martinaj dhe Eljo Hato.
Në datë 8 tetor ai doli para trupës gjykuese.Hoti deklaroi se nuk ka qëlluar gjatë kohës kur ishte në lokal pasi sapo kishte parë dy personat me armë ishte futur poshtë tavolinës nga frika. Në ngjarjen e 4 tetorit, Geldo Hoti ishte në grup me truprojën e Elvana Gjatës, komandon Merviol Bilo, të dashurin e këngëtares Ervin Mata dhe me Fabjol Alushin. Në grupin tjeter ishin Ervis Martinaj me truprojën e tij, Fabjol Gaxha dhe Eljon Hato. Viktima kishte ngacmuar këngëtaren Elvana Gjata, të dashurën e Matës dhe ky i fundit kishte vendosur të “sqarohej” me të pikërisht në këtë moment.
Nga përleshja humbi jetën Fabjan Gaxha, ndërsa u plagosën pronari i një kompanie bastesh sportive, Ervis Martinaj dhe i afërmi i tij Eljo (Esmerald) Hato. Në kërkim u shpallën Ervin Mata, komandoja Mervjol Bilo i cili dyshohet se ka kryer qitjet në drejtim të viktimës dhe dy të plagosurve dhe Fabjol Alushi. Në kërkim vijon të jetë edhe ish-polici Santiago i cili mbrëmjen e 4 tetorit hyn dhe del lirisht nga lokali “Monopol” dhe në kokë mban kapele.
Ndërkohë që sot Gjykata e Tiranës ka vendosur masën detyrim paraqitje për Ajaks Boshnjakun i cili u vetëdorëzua në polici pasditen e të dielës, pasi ishte shpallur në kërkim për përplasjen me armë zjarri në lokalin “Monopol” në zonën e ish-bllokut mbrëmjen e 4 tetorit. /Burimi:Shqiptarja/