Në përfundim të afatit 30 ditor për t’u paraqitur në Polici për të dhënë dëshminë e saj për ngjarjen në ish- Bllok, policia ka dërguar njoftim në të gjitha pikat kufitare për ta ndaluar Elvana Gjatën. Këngëtarja e njohur u largua nga Shqipëria drejt Gjermanisë menjëherë pas ngjarjes së rëndë ku humbi jetën një person dhe dy të tjerë mbeten të lënduar. Telashet e Gjatës shtohen me këtë vendim të fundit, pasi tashmë duhet të sillet me forcë para gjykatës për të dëshmuar.