Report Tv zbardh detaje te komunikimit te Elvana Gjates me grupin hetimor. Burime per Report Tv, Elvana Gjata ka statusin e dëshmitares dhe ndaj saj nuk ka masë sigurie.
Elvana Gjata 3 javë më parë i ka derguar me poste prokurorise nje njoftim ku deklaron “ndodhem jashte vendit për arsye shendetesore, jam njohur nga media se kerkoni deshmine time. Sapo te jem në Shqiperi do të paraqitem per te dhene deklarimet e mia”.
Sipas hetimeve te policisë dhe prokurorisë rezulton se kengëtarja s’ka qenë e pranishme ne momentet e konfliktit ne ish bllok ku nga perplasja fizike dhe perdorimi i armeve mbeti nje viktime e dy te plagosur.