Një ditë pas ekzekutimit së Fatos Verracakut dhe plagosjes së Fatmir Mehajt në Shkodër, është shoqëruar në polici anëtari i djathtë i Këshillit Bashkiak. Burime për ‘BalkanWeb’ bëjnë me dije se Mustaf Lici u shoqërua që në orën 6 të mëngjesit.
Burime zyrtare bënë me dije se Lici ka qenë në banesën e tij në afërsi të Zooteknikës kur FNSH me efektivë të maskuar kanë rrethuar fillimisht banesën dhe më pas kanë bërë shoqërimin e tij në komisariat. Po sipas këtyre burimeve Lici pasi është marrë në pyetje lidhur me atentatin e djeshëm dhe ka dhënë dëshminë, është lënë i lirë.
Që pas shoqërimit dhe deri më tani familjarët e këshilltarit të Bashkisë nuk janë lejuar që të kenë asnjë lloj kontakti me të. Ata kanë kërkuar që t’i dërgojnë ujë dhe ushqime, por kjo gjë nuk është pranuar nga policia. ‘BalkanWeb’ mëson se familjarët deri më tani nuk kanë marrë asnjë lloj shpjegimi rreth shoqërimit të Licit, ndërkohë që ky i fundit qëndron prej të paktën 7 orësh e gjysëm. /Burimi:BalkanWeb/