Policia e Shkodrës ka dhënë detaje lidhur me ngjarjen e rëndë në Pukë mbrëmjen e kaluar, ku humbi jetën një 30- vjeçar. Uniformat blu bëjnë me dije se është identifikuar autori, i cili është koleg me Petrit Biba. Identifikohet autori dhe zbardhet ngjarja e ndodhur mbreme ku mbeti i vrarë shtetasi P. B. Personi që ka kryer aktin e rëndë, është larguar dhe është identifikuar si Enderis Dodaj, 25 vjeç.
Njoftimi i Policisë së Shkodrës
Nga teresia e veprimeve hetimore te kryera rezulton se autori i dyshuar është shtetasi E.D. 25 vjec, koleg pune me viktimen.
Dyshohet se aksidentalisht ai ka qëlluar me armë zjarri, tip pistoletë shtetasin P.B. ne prani të disa punonjësve të tjere, qe po pushonin ne te njejtin ambjent. Pas ngjarjes autori i dyshuar është larguar. Policia po punon për kapjen e tij.