ShkodraWeb Media

E Vërteta të bën të lirë!

Ngjarja e rëndë në kanionin e Holtës, policia jep detaje për 25- vjeçaren që humbi jetën…

Policia e Shtetit ka dhënë informacion paraprak për ngjarjen tragjike në Kanionin e Holtës në Gramsh, ku ndër të tjera humbi jetën një turiste shqiptare 25-vjeçare e identifikuar si Tila Sallaku nga Lushnja. Uniformat blu thonë se vajza nga Lushnja është gjetur në dalje të kanionit dhe dyshohet se ajo është mbytur në lumë si rrjedhojë e reshjeve të dendura të shiut.

Loading...

Njoftimi paraprak i policisë:

Personat qe kishin humbur kontaktet ne kanionet e Gramshit jane gjetur nga Policia dhe Zjarrfikesit. Ne dalje te kanionin nje vajze rreth 25 vjece nga Lushnja eshte gjetur e pa jete si pasoje e rrembimit nga rryma e fuqishme e ujit, ndersa dy te tjeret nuk kane probleme per jeten.

Edhe personat e tjere qe u gjeten me pare nga policia nuk kane probleme per shendetin. Ne aksionin e kerkim-shpetimit eshte perfshire edhe Renea me polumbaret e saj.

Nderkohe vijon krehja e zones se kanioneve per tu siguruar qe s’ka persona te tjere qe mund te kene nevoje per ndihme.

Loading...
Copyright ShkodraWeb Media © 2019 All rights reserved. | Politika e Privatësisë nga ShkodraWeb Media.