(foto ilustrim) Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e sotme qytetin e vogël të Ballshit, pasi një 34-vjeçar i ka marrë jetën gruas së tij dhe më pas kunatën. Policia në një njoftim për mediat ka bërë me dije se 34-vjeçari ka qenë në gjendje të dehur në momentin e kur ka reaguar në mënyrë makabre.
Gazmend Musta pas një debati me gruan, Gentiana Caushaj, pas një dreke që kishin në familje ka goditur me thikë gruan e tij.
Autori kishte thirrur motrën e gruas për drekë, por më pas gruaja e 34-vjeçarit i ka kërkuar bashkëshortit që të shkojë bashkë me motrën të prindërit e saj.
Këtu dyshohet se ka lind konflikt dhe pas përplasjes dhe debatit verbal, autori ka qëlluar me thikë duke vrarë gruan dhe kunatën 18-vjeçare. Viktima të kësaj ngjarje të rëndë kanë mbetur gruaja Gentiana Caushaj dhe motra e saj Merisa Caushaj.