Ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës në kryeqytet Genci Caci, 33-vjeçari i cili mbeti i plagosur në atentatin e mbrëmjes së djeshme në Durrës. Caci bashkë me Edison Harizajn, ndodheshin në një automjet tip “Audi”, kur ndaj tyre është qëlluar me breshëri arme zjarri. Harizaj mbeti i vdekur në vend, ndërsa këtë të mërkurë u nda nga jeta edhe Caci.