Skip to content
22 June, 2025
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

bashkepunime shwm 88
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV
  • Kryesore
  • Opinione
  • Personazh

NGA ZIJA VUKAJ – Te Buni i Bajraktarit, shënim meditues…

ShkodraWeb 18 August, 2024
zija vukaj buni bajraktarit 2024

Ripostim nga nostalgjia për Bogën, që i fala 5 vjet nga rinia ime

Pasi ke lënë prapa luginën madhështore të Bogës, duke përshkuar kthesa, rrëpira, përroje e humnera të panumërta, nën kërcënimin e frikshëm të kurorave hijerënda të maleve, mbërrin në Qafë të T’thores, aty ku i thonë Buni i Bajraktarit. Buni në vetvete është një lloj stani, por edhe një vend bujtjeje.

Ndërsa pronari i këtij buni ka qenë bajraktari i Bogës, një burrë i përmendur, me përmasa pothuajse epike, Tom Gjeri i famshëm. Ky objekt sot është restauruar nga pasardhësit e kësaj familjeje dhe ka marrë formën e një bujtine që frekuentohet nga udhëtarë e vizitorë vendas e të huaj. Ky vend përbën një pikë dominante; një teatër të vërtetë natyror, një fushëpamje të pakufizuar për syrin e njeriut, i cili në gjendje të lirë dhe pa mjete optike mund të dallojë e të shquajë që aty gjithë Luginën e Shalës, vargun e fshatrave që spikasin në shpatet e kësaj lugine të bukur e deri në malet dhe lartësitë e Pukës.

Duke parë këtë spektakël, m’u kujtua poeti ynë Gjergj Fishta. Dhe shkaku pse m’u kujtua ishte ky: Patër Gjergji vinte një herë në vit në këtë vend thuajse magjik, thjesht dhe vetëm për të medituar. E drejtë, e arsyeshme, e bukur, por edhe mjaft e çuditshme. Një udhëtim i tillë shpirtëror me mjetet e atëhershme të udhëtimit! Dhe si do të ketë qenë meditimi i Fishtës? Meditimi i një mistiku fetar apo i një artisti. Çfarë vegimesh mund t’i kenë paraqitur shpirtit të tij kompleks ato gdhendje të artit hyjnor? Mos vallë Fishta vinte aty si mistik për të parë vogëlsinë e njeriut përballë madhështisë së krijuesit?

Një demonstrim i tillë i shestimeve hyjnore që shpalos misteret e bukurisë në përmasa gjigante në atë që ne i themi madhështore. Në një ansambël të tillë, jo vetëm njeriu, por edhe veprat më të mëdha të njeriut ngjajnë të vogla. Madhështorja jep idenë e pafundësisë. Aty çdo gjë është enigmatike, duke filluar me ajrin që ka peshën, freskinë dhe transparencën e pazakontë dhe përshkohet nga jehonat e bjeshkëve. Me pamjet hijerënda dhe kërcënuese të shpateve dhe majave të zhveshura të Bigës së Gimajve, Radohimës, Majës së hekurave; me imazhet madhështore të çetinave që ngjajnë si floknaja mistike përreth faqeve të lëmuara e të ftohta shkëmbore, me zajet e bardha me shkëlqim verbues të lumenjve e përrojeve dhe me grumbuj të pashkrirë dëbore të përjetshme nëpër qetat e shkëmbinjve.

Si poet Fishta do të ketë ardhur këtu si në çifligun e tij poetik, sepse është edhe çifligu poetik i Ciklit të Kreshnikëve. Dhe në një shqyrtim iluziv, duket sikur cikli i kreshnikëve ka lindur nga skulptura, nga këto forma e gdhendje madhështore të këtij arti mistik, derdhur në formacione shkëmbore plot trille artistike të universit të bjeshkëve. Kushdo që ndodhet përballë kësaj simfonie sublime e ka krejt të lehtë të besojë tek zanat, orët, shtojzovallet, dhitë e egra të Lugjeve të Verdha. I shtangur përpara këtyre ansambleve skulpturale Fishta ka shestuar në ndërgjegjen e vet artistike imazhe vegimesh danteske, si në këto vargje:

“N’at Bigë t’ Shalës ka dalë kuçedra,
Me shtatë krena e gjashtë palë kthetra,
E për krye nga një sy n’ballë,
Bishtin gjatë me i mbrrijtë në zallë,
Që tue u hjedhë e tue u përdredhë,
Tue hingllue tue turfullue,
Zjarr e surfull tue flakrue,
Krepa e gurë tue rrokullue,
Dukagjinin don me e shue,
Per një dhunë që i baka Shala
Kur dragoni Vocërr Bala,
Fmijë tue kenë n’nji shpellë të malit,
N’gjumë e ndeshka e një sy prej ballit,
Nxjerrë ia paska me një hu,
Kah ia ngulka deri n’tru…” /Nga Zija VUKAJ, publikuar në Facebook/

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Continue Reading

Artikull para: NGA TONIN DEDAJ – “Dilema e madhe”, të zgjedhësh mes të qënurit deputet në opozitë apo fitores së PD-së…
Artikull pas: VIDEO – Bllokohen 32 mjete lundruese nga Velipoja, Komani e deri në Sarandë, gjoba nga 10- 100 mijë lekë…

TË FUNDIT

aksident puke shkoder 2025
  • Aktualitet

FOTO – Aksident në aksin Pukë- Shkodër, dy persona përfundojnë në spital, bllokohet qarkullimi për…

ShkodraWeb 21 June, 2025
ministri venguU shkoder 2025
  • Aktualitet

VIDEO – Reagimi në rast emergjencash, ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu takim në Shkodër…

ShkodraWeb 21 June, 2025
benett bujar alban 2025
  • Aktualitet

“I kam rënë telefonit të Albanit, nuk ma ka hapur”, Bujar Qamili rrëfen prapaskenat e recitalit: Është sponsor

ShkodraWeb 21 June, 2025

TË FUNDIT

  • FOTO – Aksident në aksin Pukë- Shkodër, dy persona përfundojnë në spital, bllokohet qarkullimi për… 21 June, 2025
  • VIDEO – Reagimi në rast emergjencash, ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu takim në Shkodër… 21 June, 2025
  • “I kam rënë telefonit të Albanit, nuk ma ka hapur”, Bujar Qamili rrëfen prapaskenat e recitalit: Është sponsor 21 June, 2025
  • “Kërkuam përgjegjësi dhe bashkëpunim”, kryebashkiaku Marinaj dhe drejtori i UKSH Lesha takim për ujin e pijshëm 21 June, 2025
  • Shpërthen bombula e gazit në një lokal në Shkodër, fatmirësisht nga ka dëme në njerëz… 21 June, 2025
  • Vazhdojnë “rekordet” Guinness në Kosovë, Kuvendi dështon për të 35- ën herë konstituimin e tij… 21 June, 2025
  • FOTO – “I sigurova për mbështetje të pakursyer”, Benet Beci pret në zyrë kampionët e Vllaznisë në atletikë 21 June, 2025
  • Vllaznia “i jep duart” edhe një tjetër futbollisti, ndan rrugët me qendërmbrojtësin që afroi në janar… 21 June, 2025
  • EMRAT – Arrestohen dy vëllezër nga Sheldija, dyshohen autorë të kultivimit të 400 rrënjë kanabis sativa 21 June, 2025
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e shtunë, 21 qershor 2025… 21 June, 2025
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e shtunë, 21 qershor 2025… 21 June, 2025
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e shtunë, 21 qershor 2025… 21 June, 2025
ame sidebar

TË FUNDIT

aksident puke shkoder 2025
  • Aktualitet

FOTO – Aksident në aksin Pukë- Shkodër, dy persona përfundojnë në spital, bllokohet qarkullimi për…

ShkodraWeb 21 June, 2025
ministri venguU shkoder 2025
  • Aktualitet

VIDEO – Reagimi në rast emergjencash, ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu takim në Shkodër…

ShkodraWeb 21 June, 2025
benett bujar alban 2025
  • Aktualitet

“I kam rënë telefonit të Albanit, nuk ma ka hapur”, Bujar Qamili rrëfen prapaskenat e recitalit: Është sponsor

ShkodraWeb 21 June, 2025
marinaj lesha takim uji pijshem 2025
  • Aktualitet

“Kërkuam përgjegjësi dhe bashkëpunim”, kryebashkiaku Marinaj dhe drejtori i UKSH Lesha takim për ujin e pijshëm

ShkodraWeb 21 June, 2025
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.