Skip to content
20 April, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

NGA ZIJA VUKAJ – Njeriu dhe qyteti, requiem për Sabah Bizin…

ShkodraWeb 16 January, 2025
zija vukaj sabah bizi 2025

Të gjitha qytetet do të ishin njëlloj, po të mos kishin pak individë që bëjnë diferencën. Ka njerëz që janë bekuar nga fati të mbartin aromën, hijen, pigmentin e vendlindjes; melodinë, sharmin dhe jehet e një qyteti. Njiky ishte Sabah Bizi!

Sabahi ishte një skifter tekanjoz i Shkodrës së vet simpatike. Një albatros vetmitar, një nga ata shpendët e vetmuar që nuk jetojnë në tufa as në turma. Një profil i heshtur, i zgjuar, përcaktues për ekipin e “Vllaznisë”, por jetëdhënës e frymëzues për disa brezni sportistësh e sportdashësish. Në një vështrim kontrasti, Sabahi ishte i pabindur, i pakontrollueshëm,i panegociueshëm, elegant në çdo rol; epigon i çdo të riu shkodran e shqiptar që aspiroi të bëhej sportist, apo mbeti i dashuruar përjetësisht ndaj sportit magjik të futbollit. Indiferent ndaj përditshmërisë, dukej sikur jetonte me dashje një mënjanim asketik. Profil i pazakontë! E kujtoj në 55-vjetorin e tij në festimin në mjediset e “Rozafës”. Një kremtim madhështor me pjesëmarrjen e gjithë elitës sportive të kombit shqiptar. E ai, gati i padukshëm në prezencën e tij. Si gjithmonë. Si sot që fluturon madhërishëm drej përjetësisë.

Një profil tepër njerëzor, tepër shkodran! I hajthëm në dukje, i hekurt në fizik! Impostimi i tij në fushë ishte më tepër se i një lojtari të shkëlqyer. Ishte i një strategu, i një organizatori që sheh çdo vendosje provizore të ekipit dhe parashikon çdo dinamikë të zhvendosjes së hartës së lojës. Në trurin e tij mbivendoseshin dhjetëra skema loje dhe çdo shërbim i tij përbënte një kreativitet.

Sabahi nuk i ngjante askujt, por çdo sportist e kishte ëndërr t’i mgjante atij. Edhe në jetën e tij në kufijtë ekstremë të thjeshtësisë, ishte interesant. Jeta e tij e thjeshtë ishte më madhështore se jeta e çdo pasunari. Dilte çdo ditë nga Ura e Bunës me shoqen e tij të fisme të jetës. Ky gladiator i vjetër kishte një ecje që nuk ia shihje askujt. Një ecje prepotente, fisnike, rebele dhe tepër djaloshare. Hapat e tij të ritmuar, paraqitnin hijeshinë e lëvizjeve të një sportisti, gjeni i të cilit nuk vdes kurrë. Hapa krenarë, tekanjozë, si të një dreri. Shpirti i një burri të përjetshëm!

I përjetshëm qoftë kujtimi i këtij biri të çmuar të kombit shqiptar dhe imazhi i tij qoftë frymëzues për brezat!

Me respekt të thellë,
Zija Vukaj

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: “Planet për orkestrën simfonike janë afatgjata”, reagon drejtorja e Kulturës Sara Smaja: Iu rrit paga mbi 50%
Artikull pasardhës: VIDEO – “Prej 2 javësh nuk është në shtëpi”, lajm i keq për Parashqevi Simakun, Elton Ilirjani tregon situatën e rëndë

TË FUNDIT

cokookrem

“Rrezik për shëndetin!”, çokokrem me salmonelë në tregun shqiptar, importi nga Gjermania bllokohet nga AKU

ShkodraWeb 20 April, 2026 0
shtypi dites 2025

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e hënë, 20 prill 2026…

ShkodraWeb 20 April, 2026 0
moti 2025

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e hënë, 20 prill 2026…

ShkodraWeb 20 April, 2026 0

TË FUNDIT

  • “Rrezik për shëndetin!”, çokokrem me salmonelë në tregun shqiptar, importi nga Gjermania bllokohet nga AKU 20 April, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e hënë, 20 prill 2026… 20 April, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e hënë, 20 prill 2026… 20 April, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e hënë, 20 prill 2026… 20 April, 2026
  • Dy të paraburgosur në Reç rrahin punonjësin e policisë së burgut, detajet nga ngjarja e rëndë… 19 April, 2026
  • VIDEO – Vazhdon të digjet landfilli i Bushatit, 20 efektivë dhe 3 mjete zjarrfikëse, nuk po i shuajnë dot… 19 April, 2026
  • Arrestohet 25- vjeçarja në makinë pa patentë, shpallet në kërkim 34- vjeçari që grabiti në Zdrale dyqanin 19 April, 2026
  • “Në pritje të përgjigjes nga institucionet”, KF Vllaznia i del në krah Martinit për bojkotin e Sakos… 19 April, 2026
  • DETAJET – Zbulohet bazë prostitucioni në Shkodër, arrestohet 5 persona, 3 shtetase kolumbiane… 19 April, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e diel, 19 prill 2026… 19 April, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e diel, 19 prill 2026… 19 April, 2026
  • Shpallet në kërkim një 23- vjeçar nga Shkodra, një shtetase 38- vjeçare e akuzon se e ka kanosur… 18 April, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

cokookrem

“Rrezik për shëndetin!”, çokokrem me salmonelë në tregun shqiptar, importi nga Gjermania bllokohet nga AKU

ShkodraWeb 20 April, 2026 0
shtypi dites 2025

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e hënë, 20 prill 2026…

ShkodraWeb 20 April, 2026 0
moti 2025

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e hënë, 20 prill 2026…

ShkodraWeb 20 April, 2026 0
horoskopi ditor

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e hënë, 20 prill 2026…

ShkodraWeb 20 April, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.