Skip to content
21 January, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

NGA ZIJA VUKAJ – Mësues, je viktimë e vullnetit të servilëve që rrotullohen nëpër dikastere dhe nuk kanë bërë mësim kurrë

ShkodraWeb 7 November, 2022
zija vukaj per mesuesit

Është punuar shumë dhe në mënyrë sistematike për të përdhosur figurën e mësuesit. Por një nga gjetjet më gjeniale të inxhinjerisë destruktive me objekt mësuesin dhe shkollën është dy-orëshi. Kur iu ofrua sistemit arsimor ky masakrim pedagogjik, qindra servilë e përqafuan, e propaganduan dhe e lançuan, siç i lançonin dikur militantët të gjitha gjepurat dëmsjellëse të sistemit totalitar.

Pati mësues me doktoratura demokracie, akraballëk pushtetarësh, që në dalldinë e devocionit nepotik, nxorën këngë dhe shfaqën melodrama me spektatorë nxënësit dhe trupën e mjerë pedagogjike të shkollës, ku moralizonin dobinë e lehtësimit të çantës nga librat. Pra, shpina të ndihej mirë, paçka se truri duhej të zbrazej.

Nëse këta rreshta do të rastisë t’i lexojë ndonjë mik imi me profesion mësues, dua të më kuptojë. Natyrisht të mos reagojë as me një ‘like’, se rrezikon vendin e punës, por me vete të kundërshtojë apo aprovojë në heshtje.

– meqë më së shumti shkollat sot janë azile, niveli kulturor është tepër i ulët.
– meqë niveli është i tillë, padurimi i nxënësve për të qëndruar nën praninë e një rojtari për 90 minuta është përvëlues.
– meqë temat mësimore në dy orë konsekutive janë parashikuar të japin informacion të ri, çdo gjë mbetet e papërtypur.
– meqë në klasat e larta të gjimnazeve nxënësit kanë interesa zero për librin, por energji të llahtarshme dhe hiperaktivitet reaktiv, mësuesi, i trysnuar prej gjithkujt, kthehet në një qenie mjerane, e sulmuar nga të gjitha anët, madje edhe nga stopi dhe fiksi.

I dashur koleg bashkëvuajtës, a të ka shkuar nèpër mend të mendosh se sa mijëra neurone të ngordhin brenda një ore në një klasë ku ti ke rolin e një polici, por që të mungojnë të gjitha mjetet e policit, duke filluar nga statura, uniforma dhe çdo gjë tjetër. Mbi të gjitha, a e ke menduar se je viktimë e vullnetit të ca servilëve që rrotullohen nëpër dikastere dhe nuk kanë bërë mësim kurrë. Etj. /Nga Zija VUKAJ, publikuar në Facebook/

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: DOKUMENTI – Enkelejd Alibej nuk humb kohë, fut në riformatim të plotë PD- në e tij, nis përgatitjet për zgjedhjet e 14 maj 2023
Artikull pasardhës: Shtyhet data e depozitimit të emrave për primaret në PD, përjashtohen 16 degët e Tiranës nga vendimi

TË FUNDIT

rozafa shpuzaaaaa 2026

NGA ROZAFA SHPUZA – Shpërbamja e konceptit të individit në qytetin tem të dashtun…

ShkodraWeb 21 January, 2026 0
ibrahim rugova

PËRVJETOR – Ibrahim Rugova, një nga shqiptarët më të shquar të historisë tonë, do të shuhej fizikisht…

ShkodraWeb 21 January, 2026 0
ndoc shaben kristian shkreli 2026

VIDEO – Ndërtoi një muze unik në llojin e tij, nderohet me certifikatë “Mirënjohje” Ndoc Shaben…

ShkodraWeb 21 January, 2026 0

TË FUNDIT

  • NGA ROZAFA SHPUZA – Shpërbamja e konceptit të individit në qytetin tem të dashtun… 21 January, 2026
  • PËRVJETOR – Ibrahim Rugova, një nga shqiptarët më të shquar të historisë tonë, do të shuhej fizikisht… 21 January, 2026
  • VIDEO – Ndërtoi një muze unik në llojin e tij, nderohet me certifikatë “Mirënjohje” Ndoc Shaben… 21 January, 2026
  • “Keni marrë gjobë”, Drejtoria e Krimit Kibernetik paralajmëron: Kujdes nga faqet mashtruese që imitojnë Policinë e Shtetit 21 January, 2026
  • “Isha i dehur”, vrau me çekiç 57- vjeçarin pas fërkimit të makinave, shpreh pendesë 28- vjeçari… 21 January, 2026
  • Mbërrin në Shqipëri Jared Kushner, dhëndri i presidentit Trump shoqërohet nga bashkëshortja Ivanka 21 January, 2026
  • E RËNDË – Humb jetën në banesë 53- vjeçari nga lagjja “Guerrile” në Shkodër, detajet e para nga policia 21 January, 2026
  • DOKUMENTI – Pas Ramës edhe Osmani ftesë për Bordin e Paqes për Gazan, anashkalohet kryeministri Kurti 21 January, 2026
  • OPINION – Rituali i përvitshëm që tregon se “21 janari” do të ndjekë rrugëtimin e pashmangshëm të “9 janarit”… 21 January, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e merkurë, 21 janar 2026… 21 January, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e merkurë, 21 janar 2026… 21 January, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e merkurë, 21 janar 2026… 21 January, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

rozafa shpuzaaaaa 2026

NGA ROZAFA SHPUZA – Shpërbamja e konceptit të individit në qytetin tem të dashtun…

ShkodraWeb 21 January, 2026 0
ibrahim rugova

PËRVJETOR – Ibrahim Rugova, një nga shqiptarët më të shquar të historisë tonë, do të shuhej fizikisht…

ShkodraWeb 21 January, 2026 0
ndoc shaben kristian shkreli 2026

VIDEO – Ndërtoi një muze unik në llojin e tij, nderohet me certifikatë “Mirënjohje” Ndoc Shaben…

ShkodraWeb 21 January, 2026 0
policia rrugore

“Keni marrë gjobë”, Drejtoria e Krimit Kibernetik paralajmëron: Kujdes nga faqet mashtruese që imitojnë Policinë e Shtetit

ShkodraWeb 21 January, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.