Skip to content
10 March, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

NGA ZIJA VUKAJ – Matanë gardhit asgja të re…si homazh me rastin e përvjetorit të vdekjes së Migjenit…

ShkodraWeb 26 August, 2023
zija vukaj migjeni

Njëzet e katër rreshta; një prozë fare e vogël. Në pamje të parë ngjan si fillim shkrimi. Gjithçka fillon me fuqinë e figuracionit befasues: me një krahasim shumë “të pasur” që lind nga ngjashmëri të largëta fizike, por të afërta e të pazëvendësueshme në planin psikologjik: “Një vransinë si plumbi pushonte mbi qytet gjithë ditën.” Dhe kemi qytetin, jetën e tij të vulosur nga një ngjyrë e rëndë gri, që nuk është thjesht ngjyra e melankolisë, e kotësisë, e trishtimit e bjerrjes së ditës. S

ituata është mahisur, është rënduar, është bërë plumb, është kthyer në ankth. Kjo, sepse kotësia, melankolia, trishtimi, asgjëja janë fuqizuar kaq shumë sa gati kanë marrë forma konkrete; janë bërë materie. Kotësia duket sikur mund të preket me dorë; asgjëja është bërë identike me ato gjethet që këputen në formë zig-zage e përplasen në tokë. Jeta e ngathët zvarritet nën dekorin e neveritshëm të një spleen-i, ku mungon çdo ngjyrë jete. Në një vështrim duket sikur jemi në preludin e një tragjedie. Situata duket e mbarsur me elektricitetin e një tensioni virtual që nuk dihet se ku e ka burimin e energjisë dhe çfarë do të prodhojë.

Dhe Migjeni e përkund lexuesin në djepin e një iluzioni që kulmon me erën e papritur të muzgut. Prapë në një dekor pa njerëz jepen vetëm krismat e përplasjeve të dritareve të një lagjeje. Dhe prapë kjo erë tipike për fillim stuhie nuk prodhon asgjë; stuhia mbetet thjesht një aspiratë dhe syri i poetit zhytet në brendësi të lagjes me teknikën e tij të njohur të vështrimit të përshkallëzuar, që e gjejmë edhe te skica “Në kishë”, për t’u ndalur tek shtëpia e Selim Mesit, ku valëviten si flamuj rrobat e nxjerra në tel për t’u tharë. Këtu na shfaqet edhe njeriu, në figurën e nuses dhe të vjehrrës.

Figura nga më të thjeshtat, por gjithsesi të përfshira nga ankthi i të mos ndodhurit asgjë apo nga dëshira që diçka të lëvizë, diçka të ndodhë, të shkundet kotësia, të marrë kuptim jeta. Dhe kjo dëshirë yshtet nga çdo luhatje sado e vogël e jetës. Dhe ndryshimin ato e presin nga kufijtë e habitatit të tyre, nga gardhi i komshiut. Sepse është e natyrshme që jeta të zhvillohet, të ecë sipas ligjeve të dialektikës së gjërave. Ashtu siç kalon koha, ashtu siç ikën dita dhe vjen mbrëmja, ashtu siç lind dhe perëndon dielli. Sepse dielli ndjek dialektikën e zhvillimit. Ai rrezaton botën, edhe kur bota nuk i meriton rrezet e tij. Dhe autori i gjen rrezet e diellit në grumbullin e plehut.

Dhe thekson se duke mos gjetur vend më të mirë ku të binin, kishin rënë në pleh. Plehu ka simbolikën më se të qartë të realitetit respektiv dhe gjeli duket sikur ka mbetur pa punë, sepse nuk ka se çfarë të kumtojë, pasi koha ka ngelur në vend. Optika e poetit ka zbritur në shikimin e dy personazheve të tij që konstatojnë mungesën e lëvizjes, tashmë si një problematikë universale që paradoksalisht ka krijuar një ankth të pakthyeshëm ekzistencial. Jemi rastësisht në një klimë fort të ngjashme artistike me absurdin e antidramës “Duke pritur Godonë” të Beketit. /Nga Zija VUKAJ, publikuar në Facebook/

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: FOTOLAJM – Kiara Tito bën gjestin e veçantë për Luiz Ejllin…!
Artikull pasardhës: HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e diel, 27 gusht 2023…

TË FUNDIT

policia naten 2025

MINUTA E FUNDIT – Humb jetën shoferi, makina përplaset me shtyllën dhe murin në aksin Shtoj- ish- Reparti Ushtarak

ShkodraWeb 9 March, 2026 0
gent ibro ardit qylybyli 2026

MINUTA E FUNDIT – PD zyrtarizon kandidaturat për kryetar të degës Shkodër, garojnë Ibro dhe Çylybyli

ShkodraWeb 9 March, 2026 0
engin firat

E TRISHTË – Ndahet nga jeta ish- drejtori sportiv i Vllaznisë, u godit nga një arrest kardiak në aeroport…

ShkodraWeb 9 March, 2026 0

TË FUNDIT

  • MINUTA E FUNDIT – Humb jetën shoferi, makina përplaset me shtyllën dhe murin në aksin Shtoj- ish- Reparti Ushtarak 9 March, 2026
  • MINUTA E FUNDIT – PD zyrtarizon kandidaturat për kryetar të degës Shkodër, garojnë Ibro dhe Çylybyli 9 March, 2026
  • E TRISHTË – Ndahet nga jeta ish- drejtori sportiv i Vllaznisë, u godit nga një arrest kardiak në aeroport… 9 March, 2026
  • Zgjedhja e administratorit të UNISHK, mbledhja e Bordit të Administrimit u ndërpre dhe tani shtyhet…?! 9 March, 2026
  • Gjykata Kushtetuese e Kosovës pezullon dekretin e presidentes Osmani, nuk mund të ketë zgjedhje deri me 31 mars 9 March, 2026
  • Arrestohet shoferi në Shkodër, tentoi ti shmanget kontrollit të policisë, pasagjeri në mjet qëllon me armë në ajër… 9 March, 2026
  • VIDEO – Tjetër risi në Shkodër, organizohet kampionati i futbollit 5×5 “Masters+40” me 8 skuadra… 9 March, 2026
  • Lufta në Lindjen e Mesme, rrit çmimin e naftës, reagon Trump: Është e përkohëshme, do të bjerë me shpejtësi 9 March, 2026
  • STATISTIKAT – Në raport me popullsinë në vendin amë, shqiptarët janë komuniteti më i madh në Itali… 9 March, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e hënë, 9 mars 2026… 9 March, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e hënë, 9 mars 2026… 9 March, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e hënë, 9 mars 2026… 9 March, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

policia naten 2025

MINUTA E FUNDIT – Humb jetën shoferi, makina përplaset me shtyllën dhe murin në aksin Shtoj- ish- Reparti Ushtarak

ShkodraWeb 9 March, 2026 0
gent ibro ardit qylybyli 2026

MINUTA E FUNDIT – PD zyrtarizon kandidaturat për kryetar të degës Shkodër, garojnë Ibro dhe Çylybyli

ShkodraWeb 9 March, 2026 0
engin firat

E TRISHTË – Ndahet nga jeta ish- drejtori sportiv i Vllaznisë, u godit nga një arrest kardiak në aeroport…

ShkodraWeb 9 March, 2026 0
godina rektorat unishk 2025

Zgjedhja e administratorit të UNISHK, mbledhja e Bordit të Administrimit u ndërpre dhe tani shtyhet…?!

ShkodraWeb 9 March, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.