Skip to content
11 March, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

NGA ZEF BROZI – Apel SPAK-ut, të mos bëhet gardian i mosndëshkimit të Tiranit ‘non-grata’, Sali Berisha

ShkodraWeb 21 September, 2023
IMG_7705

Sa shpejt kaluan 28 vite (21 Shtator 1995-21 Shtator 2023). Dhe po e kujtoj kete date sepse akoma dhe sot Tirani i djeshem e Non-Grata i sotem, vazhdon te jete i Pandeshkueshmi i ketyre 32 viteve, i mbrojturi mbase edhe nga disa ne SPAK , BKH dhe institucione te tjera. Ishte nata e 21 Shtatorit 1995 kur Parlamenti, me urdhër të Tiranit, dhunoi haptazi Kushtetutën e fallsifikoi votat për të realizuar qëllimet e tij diktatoriale.

I pafund në Ligësi, Djallëzi, Intrigë e Pabesi, Tirani, i cili kishte nën thundrat e tij e në shërbim të vet të gjitha institucionet, nuk mund ta toleronte faktin se kishte dështuar më parë për ta burgosur kryetarin e Gjykatës së Kasacionit (sot Gjykata e Lartë) dhe shtypur edhe atë tentative pavarësie të gjyqësorit që ai kishte dëshmuar me disa vendime e vepra. Në errësirën e 21 Shtatorit 1995, Tirani urdhëroi SHIKU-n famëkeq dhe policinë të rrethonin godinën e Kasacionit dhe të survejonin e ndiqnin kryetarin e kësaj Gjykatë që po punonte në zyrë.

Deputetët e PD-s i urdhëroi të votonin shpejtazi ultimatumin e tij për shkarkimin e kryetarit të Kasacionit nga cdo funksion. Por Parlamenti nuk kishte kuorumin e nevojshëm për të filluar seancen e votimit sepse opozita kishte bojkotuar Parlamentin dhe disa deputetë të PD-s mungonin. Tirani duket se i kishte marrë masat dhe kishte urdhëruar të votonin edhe për deputetë që mungonin. Dhe ashtu u bë. Provat e fallsifikimit të votave në Parlament janë të pakundërshtueshme: procesverbali i votimit dhe dëshmitë e disa deputetëve, përfshirë dhe disa nga ata që ndonëse nuk kishin qënë prezent në Parlament vota e tyre rezultonte pro shkarkimit.
Vetëm me votat e fallsifikuara u bë i mundur shkarkimi i rrufeshëm. Këto prova të fallsifikimit janë bërë publike më 1995 e më pas në Shqipëri si edhe në disa institucione Perëndimore.

Unë, kryetari i Kasacionit, e mësova shkarkimin tim nga lajmet e orës 8:00 të darkës në televizionin shtetëror, kur akoma isha në zyrë edhe me përfaqësuesin e Ambasadës Amerikane, te nderuarin Carl Siebentritt. Faleminderit Amerike, mirenjohes Presidentit Clinton, faleminderit ambasador Shifter, faleminderit i dashur Carl!

Makina të SHIKU-t e policisë më ndoqën kur dola nga zyra dhe u nisa për tek spitali për të vizituar nënën time 88 vjecare që ishte operuar, dhe kur shkova tek pallati ku banoja. Kujdesi e dhëmbshuria për nënën time të shtrenjtë ishin mbi gjithcka edhe ne atë natë tinzare e të pazakontë.

Po e kujtoj atë natë të 21 Shtatorit 1995 jo për vete, por sepse e dua Shqipërinë dhe njerëzit e saj të mirë. Unë me gjithë zemer uroj që asnjë pushtetar,politikan e ish- pushtetar të mos guxojë më të diktojë gjyqësorin e prokurorinë, të mos guxojë të vrasë, përgjakë, shkatërrojë e shkrumbojë vendin, sikurse ka ndodhur me pare. Uroj që koha e pandëshkueshmërisë së krimeve e korrupsionit të politikanëve dhe pushtetarëve e ish – pushtetarëve me te larte te marre fund tani, dhe jo më vonë. Une i bej apel SPAK dhe BKH te mos behen gardian te mosndeshkimit te krimeve e korrupsionit te Tiranit Non-Grata. Njerëz- jeni vigjilente! Zef Brozi, ish- kryetar i Gjykatës së Kasacionit (23 Shtator 1993 – 21 Shtator 1995) /Publikuar nẽ Facebook/

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: FOTO – Kush është 33- vjeçari që u vra sonte në Shkodër, dyshohet se humbi jetën pas konfliktit të çastit
Artikull pasardhës: HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e premte, 22 shtator 2023…

TË FUNDIT

kupa gjysfinale 2026

Shorti i Kupës së Shqipërisë, Vllaznia njeh rivalin në rrugëtimin drejt finales së dytë më të rëndësishme të sezonit

ShkodraWeb 10 March, 2026 0
miser bllokuar aku 2025

Procedime disiplinore për 13 inspektorë të AKU Tiranë e Shkodër, lëshime në detyrë për 130 ton misër të bllokuara

ShkodraWeb 10 March, 2026 0
bashkia shkoder naten 2025

Bashkia Shkodër hap me dy kalime aksin Parrucë- Xhabije, synohet lehtësimi i qarkullimit rrugor…

ShkodraWeb 10 March, 2026 0

TË FUNDIT

  • Shorti i Kupës së Shqipërisë, Vllaznia njeh rivalin në rrugëtimin drejt finales së dytë më të rëndësishme të sezonit 10 March, 2026
  • Procedime disiplinore për 13 inspektorë të AKU Tiranë e Shkodër, lëshime në detyrë për 130 ton misër të bllokuara 10 March, 2026
  • Bashkia Shkodër hap me dy kalime aksin Parrucë- Xhabije, synohet lehtësimi i qarkullimit rrugor… 10 March, 2026
  • Gjendet i pajetë në banesën e tij në Kiras 45- vjeçari, policia e Shkodrës jep informacionet e para… 10 March, 2026
  • VIDEO – Ngjarja e të hënës në Kiras të Shkodrës, policia shpall në kërkim 40- vjeçarin që qëlloi me armë 10 March, 2026
  • VIDEO – Arrestohen në Tiranë dy të rinjtë shkodranë, akuzohen për tregëti armësh, iu gjetën 6 pistoleta 10 March, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e martë, 10 mars 2026… 10 March, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e martë, 10 mars 2026… 10 March, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e martë, 10 mars 2026… 10 March, 2026
  • MINUTA E FUNDIT – Humb jetën shoferi, makina përplaset me shtyllën dhe murin në aksin Shtoj- ish- Reparti Ushtarak 9 March, 2026
  • MINUTA E FUNDIT – PD zyrtarizon kandidaturat për kryetar të degës Shkodër, garojnë Ibro dhe Çylybyli 9 March, 2026
  • E TRISHTË – Ndahet nga jeta ish- drejtori sportiv i Vllaznisë, u godit nga një arrest kardiak në aeroport… 9 March, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

kupa gjysfinale 2026

Shorti i Kupës së Shqipërisë, Vllaznia njeh rivalin në rrugëtimin drejt finales së dytë më të rëndësishme të sezonit

ShkodraWeb 10 March, 2026 0
miser bllokuar aku 2025

Procedime disiplinore për 13 inspektorë të AKU Tiranë e Shkodër, lëshime në detyrë për 130 ton misër të bllokuara

ShkodraWeb 10 March, 2026 0
bashkia shkoder naten 2025

Bashkia Shkodër hap me dy kalime aksin Parrucë- Xhabije, synohet lehtësimi i qarkullimit rrugor…

ShkodraWeb 10 March, 2026 0
ambulance shkoder 2024

Gjendet i pajetë në banesën e tij në Kiras 45- vjeçari, policia e Shkodrës jep informacionet e para…

ShkodraWeb 10 March, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.