Skip to content
12 June, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

NGA YMER BALA – Si e mora patentën në Amerikë në moshën 52 vjeç me instruktoren afro- amerikane…

ShkodraWeb 28 December, 2021
1530426808_ymerbala

Në Amerikë, makina asht si këpuca! Aq sa mund të dalish në rruge pa mbathë këpucë, aq mund të dalish pa makinë! Ne erdhëm në Amerikë pa pare ne xhep, pa dijtë anglisht e pa dijtë me grahë makinën! Ata që e kanë provue emigrimin, e dijnë mirë sa i vështirë asht fillimi! Shqiptari nuk asht as i “humbun” e as i “trashe” por asht i hjekun keq! …Si e mora unë patenten në moshën 52 vjeç?!

Disa miq më ndihmuen me “kopje” me kalue testin e teorisë, të sinjalistikës, pyetjet e të cilit ishin pothuejse në të gjitha gjuhët përveç shqipes! Tashti me duhej testi në praktikë. Në fillim e mora me pak frikë por e qetësova vedin, tuj i thanë: “Ti ke nisë tane jetën biçikletën që ka dy rrota, jo ma makinën që ka katër rrota!” U trimnova dhe shkova me dhanë provimin në praktikë.

Halli im ishte se, mbarë-mbarë, anglisht dijsha vetëm nja 24 fjalë! Nejse…për trimni nuk na e kalon kush ne “shqiponjave”! Amerikanet nuk e kanë atë shprehjen: “kudo rafsha, mos u vrafsha”!

…Ajo instruktorja që më mori në makinë, ishte nji afrikano- amerikane që na shkodranet, gabimisht, u themi zezake! Ajo ishte jo vetëm e bukur me të tana por edhe e begenisshme! Aq e bukur ishte sa që kur fillova me e nisë makinën, më shkuen sytë disa herë djathtas tek sedilja ku ishte ulë ajo dhe i ngatërrova sinjalet e dritave djathtas e majtas por ajo u tregue zemërgjanë me mue, madje, në nji shej kohe tha:

– Good…good driver.

Njato fjalë i kuptova me intuitë dhe e shtypa pak ma fort pedalin e gazit. Me “dy” fjalë…ajo më tha: “ Ta baftë Zoti hallall se e niske mirë makinën “. Në atë çast më lindi idea, si shkodran, me ia ba edhe unë nji kompliment. U shtrëngova me folë anglisht.

– What…is… your…name?, – e pyeta fillimisht.
Ajo më pa me ambëlci e më tha:

– CARMEN !

Unë u hodha përpjetë prej sediljes!

– KARMEN?!. – e pyeta unë me kënaqësi.

– Yes, – tha ajo e më duket se i bani çudi që ia shqiptova emnin me aq bukuri!

Shikimi i saj ma shtoi guximin. Doja edhe unë me ia ba nji kompliment, por…si? Qysh? Me çka? Me gishta?! Une doja t’i thoja: “Oh, sa emen të bukur paske moj ty të raftë pika, të raftë…”

Kur njeriu asht i gëzuem e sidomos kur ndodhet përballë nji femne të bukur, i gjen fjalët. Ashtu ndodhi edhe me mue kur i thashë me gjithë shpirt:

– Oh…CARMEN? Che bellissimo nome!

Ajo më pa gjate e tuj buzeqeshë me tha:

– What? What did you say?! (Çfarë? Çfarë thatë? )

Une nuk e zgjata ma por fill nisa me këndue arien e Karmenit, Habanera-n, me “la-la-la”…atë arien e famshme prej operas së kompozitorit francez Georges Bizet (Zhorzh Bize’). Aq ishte puna. Mbasi bana edhe parkimin para e mbrapa, Karmeni me kaçurrela me çoi tek zyret dhe…ma dhanë patentën. …Fluturova për në shtëpi ku me priste ime shoqe e shqetësueme.

– He? Si shkoi?- me pyeti sa me pa tek dera.

Une, i krekosun pak, iu përgjigja në anglisht:

– Beautiful…beautiful!
– Hajt mor burrë, mos ban lojna…a e more patentën?
– Ah, moj grue…më mori në provim nji zezake aq e bukur, sa…me të thanë të drejtën…kur ma dhanë patentën…deshta me e përqafue fort por…thashë tash po ecë fjala dhe e merr vesht ti, prandaj e lashë atë punë.

Ime shoqe qeshi e tha:

– A e more njat patentë, këtë me thuej ti mue…ta kishe përqafue e ta kishe shtrëngue…njajo patentë më duhet mue! A ke qejf me shkue prap? Hajt, mos e çaj kryet…!

…Ime shoqe më rroku ma fort se sa kisha dashtë unë me e rrokë para pak minutash instruktoren time simpatike afrikano-amerikane! /Publikuar në Facebook nga Ymer BALA, aktor, “Mjeshtër i Madh”, redaktuar “lehtas” nga ShkodraWeb /

Post navigation

Previous: SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e martë 28 dhjetor 2021…
Next: E RËNDË – Çmendet babai shqiptar në Gjermani, vret dy djemtë e mitur, plagos rëndë bashkëshorten, më pas…

TË FUNDIT

unishk bardh e zi

OPINION – Universiteti “Luigj Gurakuqi” në vdekje klinike, vetëm një forcë madhore mund ta shpëtojë

ShkodraWeb 12 June, 2026
berisha dash 2026

“Unë dhe familjarët e mi nuk jemi më të privuar”, heqja e “non grata”, Berisha falenderon administratën Trump

ShkodraWeb 12 June, 2026
horoskopi 2025

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e premte, 12 qershor 2026…

ShkodraWeb 12 June, 2026

TË FUNDIT

  • OPINION – Universiteti “Luigj Gurakuqi” në vdekje klinike, vetëm një forcë madhore mund ta shpëtojë 12 June, 2026
  • “Unë dhe familjarët e mi nuk jemi më të privuar”, heqja e “non grata”, Berisha falenderon administratën Trump 12 June, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e premte, 12 qershor 2026… 12 June, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e premte, 12 qershor 2026… 12 June, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e premte, 12 qershor 2026… 12 June, 2026
  • DOKUMENTI – Letra e dorëheqjes së parevokueshme, arsyet që detyruan rektorin Gjuraj për vendimin e tij 11 June, 2026
  • “DASH ka miratuar përjashtime”, “Ministria e Jashtme” e SHBA- së konfirmon heqjen e “non grata” për Berishën 11 June, 2026
  • “Vizë për emergjencë shëndetësore”, Evi Kokalari komenton heqjen e “non grata”: Sali Berisha mos mashtro 11 June, 2026
  • MINUTA E FUNDIT – Jep dorëheqje të parevokueshme nga detyra Tonin Gjuraj, rektori i UNISHK… 11 June, 2026
  • BOTËRORI – Nga Spanja tek Franca e Argjentina, super kompjuteri bën parashikimin për fituesit… 11 June, 2026
  • BOTËRORI – Do të luhen 50 miliardë dollarë, rekord bastesh për 2026, rritje e madhe nga “Katar 2022” 11 June, 2026
  • VIDEO – Drejtuesit e policisë në Shkodër, dalin para mediave, flasin për punën gjatë majit dhe prioritetet 11 June, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

unishk bardh e zi

OPINION – Universiteti “Luigj Gurakuqi” në vdekje klinike, vetëm një forcë madhore mund ta shpëtojë

ShkodraWeb 12 June, 2026
berisha dash 2026

“Unë dhe familjarët e mi nuk jemi më të privuar”, heqja e “non grata”, Berisha falenderon administratën Trump

ShkodraWeb 12 June, 2026
horoskopi 2025

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e premte, 12 qershor 2026…

ShkodraWeb 12 June, 2026
moti 2025

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e premte, 12 qershor 2026…

ShkodraWeb 12 June, 2026
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.