Ylli i muzikës shqiptare, Ikona e muzikës shqiptare, e famëshmja e muzikës së lehtë dhe asaj popullore , diva e muzikës shqiptare…asht zj. Vaçe Zela, ndjesë pastë, e jo Parashqevi Vivian Sumaku siç po ndigjojmë sot në mediet shqiptare!
Andej kah anët tona thonë: “Puthe ndrikullen sa i ka ânde!” Vaçe Zela duhej t’a kishte emnin “Voce” (zâ) e jo Vaçe!
Në zhandrin e muzikës së lehtë, nuk ka lindun ende në tokën shqiptare nji tjetër kangëtare me timbrin e rrallë si të Vaçes e me nivelin e naltë që ajo i interpretonte kangët me të cilat emociononte spektatorin që e duartrokiste me ovacione! /Nga Ymer BALA, “Mjeshtër i Madh”, publikuar në Facebook/